• |
ide | kryesore

Organizonte lojëra fati në një lokal në Kamëz, vihet në pranga 24-vjeçari

Lajme, Të fundit


Një 24-vjeçar është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke organizuar lotari të palejuara, në një lokal në Kamëz.

Pronari i lokalit, shtetasi A. K., 35 vjeç, i cili e kishte përshtatur lokalin për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., në rrugën “Donald Trump”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 tavolinë pokeri, çipsa, celularë dhe letra bixhozi, të cilat shtetasi E. L., punonjës i lokalit, i përdorte për organizimin e lojërave të fatit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *