• |
ide | kryesore

Plagoset rëndë një vajzë në Sarandë, u rrëzua nga jet-ski me vëllain

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një vajzë e mitur, 14 vjeç me inicialet F.G, me origjinë nga Durrësi, por me banim në Itali është transportuar para pak castesh me helikopter nga Spitali i Sarandës drejt Spitalit të Traumës. Ajo është sjellë me urgjencë në Spitalin e Sarandës nga Ksamili. Burime paraprake bëjnë me dije se e reja kishte qenë duke lundruar me një mjet ujor tip jet-ski, kur është aksidentuar dhe ka pësuar fraktura. Motori i ujit thuhet se drejtohej nga vëllai i saj. Për shkak të gjendjes dhe për një mjekim më të specializuar është nisur me helikopter drejt Tiranës. Policia ndërkohë ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak nga policia

Sot, në Ksamil, shtetasi G. Gj., 20 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski së bashku me motrën e tij 14-vjeçare, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur e dëmtuar shtetasja e mitur. 14-vjeçarja do të dërgohet për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *