• |
ide | kryesore

Propozimi i PS për votën e emigrantëve, PD del kundër

Arkiva, Lajme, Të fundit


Anëtari i Partisë Demokratike në Grupin e Dialogut, Oerd Bylykbashi ka folur për mediat për propozimin e PS-së për votën e Diasporës.

Bylykbashi tha se me propozimin e PS-së do të votojnë vetëm ata emigrantë që kanë një adresë të rregullt dhe jo qindra mijëra emigrantë të tjerë që kanë ikur në vitet e fundit.

Ai po ashtu se edhe KQZ është pabalancuar në garancitë që jep që ligji të zbatohet të drejtë, duke përmendur rastin me mandatin e Fredi Belerit.

Bylykbashi: Propozimi që ka bërë PS, dështon elementin kryesor, nuk është çështja kryesore që të hiqet Ministria e Brendshme. Kemi një KQZ që është i pabalancuar në garancitë që jep që ligji të zbatohet drejtë.

Aktet dhe ndërhyrja e përdorimi në kundërshtim me Kushtetutën i Ligjit për Dekriminalizimin për cështje mandatit të Belerit, tregon se si KQZ ende nuk ka garanci që ai e zbaton ligji si duhet.

Por nuk është kjo çështja kryesore. Vota e emigrantëve vritet në parim duke kërkuar njësoj si më përpara që emigrantët të votojnë vetëm nëse kanë një adresë të ligjshme. Ata qindra mijëra emigrantë që kanë ikur vitet e fundit, që e vërteton edhe censusi i manipuluar, nuk do të kenë të drejtën e votës.

Ajo që ne kemi deklaruar është që të garantohet një sistem zgjedhor, nëpërmjet 5 qershor, i cili jo vetëm hap listat e zgjedhësve ku garantohet dhe barazoi e votës, por të bëhet në mënyrë që te ketë një proporcion të drejtë me vendimet e Kushtetueses.

Nëse do të kishim bërë një Reformë Zgjedhore konsensuale, do të kishim gjetur një formulë shumë më të mirë për të trajtuar edhe votën e emigrantëve.

Ajo që ka bërë PS është një truk i mëtejshëm për të mbajtur statuskuon siç deklaroi Rama në dhjetor të 2023.


4 Comments

  1. Jo Patronazhist i PS-se jo nukneshte keshtu ?!
    Emigrantet duhet te votojne te gjithe jo ata qe kane rregjistruar deri tani PS dhe hajdutet e tyre te shperndare ne Europe !!!!
    PD eshte per voten e emigranteve dhe jo kufizimeve qe kane projektuar monstrat e PS -se qe vegem per pislliqe u shkon mendja e tyre kriminale dhe e ndyre !
    Ndryshojeni titullin jo me te ngecur perballe publikut,mos i sherbeni Rames se ka boll media inceneratore dhe puthadore ne kete vend !!!!

  2. Pd e di shume mire. Qe po votuan emigrantet nuk mer as 20% te votave te emigranteve.
    Dhe keshtu bie edhe justifikimi i blerjes se votes.
    Po ca rendesie ka. Si te votojn si mos te votojn emigrantet. Ps mer me shume se 85 deputet.
    Pd zero shanse, jo per te fituar. Se ajo eshte minus shans. Po zero shanse per te mare me shume se 30 deputet.
    Nuk do cuditesha fare qe te dal dhe parti e tret. Po qe se ndonje nga partit e reja del me nje program serioz.

  3. Kaq I sigurtë je 14:29!!
    Atëherë pse Rama nuk I lejon të gjithë të votojnë???
    Si patronazhist që je vazhdon propagandën sepse kështu do partia e që se ke idenë e emigrantëve jashtë!!!

  4. Keta mund te propozojne dhe mund te jene kundra apo pro sa here te duan por nje gje eshte e sigurt si PS ashtu edhe PD nuk duan ndryshime esenciale , keta duan arrnime per te mos thene se nuk duan ndryshime fare por statusquo . Pse nuk flitet per lista te hapura ? Shqiperia nje zone zgjedhore , eleminimin e partive nga organizimi i zgjedhjeve , statusin e nenpunesit civil , e shume e shume te tjera ? Humbsi me i madh ne kete mes jane Shqiptaret por edhe PD nuk ngelet shume pas . Opozitar , rrotacion me statusquo nuk ka dhe nuk duhet te kete , pa rregulla loje dhe ndryshime kushtetuese , vetem revolucioni e permbys hajdutin e gjate .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *