• |
ide | kryesore

Rikthehen tensionet në Veri të Kosovës? U vihet zjarri dy kamionëve

Lajme, Të fundit


Dy kamionë u dogjën në orët e para të së martës në Mitrovicë të Veriut, ndërsa zjarri prej tyre dëmtoi edhe një veturë udhëtarësh.

Zjarri ka të ngjarë të ketë qenë i qëllimshëm, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin Verior, Veton Elshani.

Ai nuk dha detaje të tjera rreth rastit, përveçse nuk ka të dyshuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

REL-i mori vesh se pronarë të kamionëve janë shqiptarë, të cilët kanë biznese me shumicë në veri të Mitrovicës, ndërsa automjeti i dëmtuar i pasagjerëve është në pronësi të një serbi, D.P.

Zjarrit që përfshiu kamionët, i paraprinë tri shpërthime./REL


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *