• |
ide | kryesore

Arrestohet Xhelal Rraja, ndihmoi Durim Bamin për vrasjet në Lezhë

Arkiva, Lajme


Policia ka vënë në pranga Xhelal Rrajën, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Ndaj tij, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Rraja ndihmoi Durim Bamin për vrasjet në Lezhë dhe në Shkodër. Ai është vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Ai përmendet në përgjimet e dosjes Metamorfoza si përdorues i një telefoni SKY me pseudonimin H2. Xhelal Rraja akuzohet se ka marrë pjesë në organizimin e një atentati ndaj Arben Ndokës, së bashku me Durim Bamin dhe Indrit Doklen.

Së fundmi, Xhelal Rraja u përfshi në rrahjen masive që ndodhi në Thumanë ndaj dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja, ngjarje pas së cilës vëllai i tij deputet dha dorëheqjen. Xhelal Rraja u shpall në kërkim atëherë nga policia po nuk u arrestua asnjëherë.

Policia e Shtetit

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr.

Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.


4 Comments

  1. Revolucioni i qelbesirave po ha bijte tij. Keni akoma shume per te vuajtur shqiptare. Kurba e te keqes ende nuk e ka arritur kulmin.

  2. Ky eshte nje lajm i rreme qe prodhon lapsi nga xhelozia qe ka per sukseset e Edi Rames,

    per te thene se ja me keta lloj tipash ka fituar zgjedhjet dhe me keta lloj tipash po mban pushtetin

    por ne nuk e hame kete bllof te lapsit Ne kemi besim te plote se KM nuk eshte i lidhur me krimin

    dhe se personat e emeruar nga Rama si depudet, ministra apo kryetar bashkish jane te paster

    si krustali dhe me duar te bardha si akullore dhe jo le lyera me gjak sic rreket te na mbushe mendjen

    lapsi me lapsaxhijte e tij. Ne adhuruesit e Rame i themi lapsit se kot po mundohet se edhe sikur

    te gjitha sa thuhen per Ramen te jene 100 % te verteta prapeseprape nuk kane cfare i bejne sepse KM

    ka ok e pertej oqeanit per te bere cgfare ti doje kokrra e qejfit me Shqiperine dhe shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *