• |
ide | kryesore

E konfirmuar/ Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë ndarë përfundimisht

Arkiva, Paparazzi
Wanda


Pas krizës, tradhtive të pretenduara, thashethemeve për divorc, Wanda Nara dhe Mauro Icardi kishin nisur një jetë të re si çift në Turqi. Në faqet e gazetave gossip emrat e tyre ishin zhdukur, pasi kishin qenë një nga çiftet më të përfolur mediatikë. Por tani, fjalët “fund” në lidhjen e tyre duket se kanë mbërritur. Vetë showgirl e konfirmoi ndarjen. “Jam ndarë, për arsye personale dhe shëndetësore”, – është mesazhi i Wandës, i transmetuar në një program televiziv argjentinas.

Sipas asaj që raporton gazeta vendase “La Nacion”, gjatë një transmetimi televiziv, ndërsa të pranishmit po diskutonin për krizën e mundshme mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi, duke u hedhur hipoteza të ndryshme, në një moment të caktuar të debatit, prezantuesi Luis Ventura ndezi celularin duke zbuluar një mesazh nga Wanda Nara: “A mund t’i thuash ekipit tënd të mos thotë kaq marrëzi? Unë jam ndarë, pse shpik pa pyetur? Për arsye personale dhe shëndetësore, u përpoqa edhe një herë. Dërgoj një puthje. Le të flasin të gjithë, unë flas e fundit”.

Avokatja e saj, Ana Rosenfeld, konfirmoi më pas atë që deklaroi tashmë showgirl argjentinas. “Ajo e ka thënë tashmë. Është e ndarë. Divorci nuk është nënshkruar ende”. Asnjë koment nuk është marrë nga Mauro Icardi, i cili u rikthye dje në Stamboll për t’u përgatitur për sezonin e ri me Galatasaray. Wanda mbeti në Argjentinë ku së shpejti do të fillojë regjistrimin e “Bake Off Argentina”.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi u martuan në vitin 2014, pas përfundimit të martesës mes showgirl-it argjentinas dhe futbollistit Maxi Lopez, me të cilin shkoi në altar në vitin 2008 dhe me të cilin pati 3 djemtë Valentino, 14 vjeç, Constantino, thuajse 13 vjeç dhe Benedikto 11. Nga martesa e dytë lindën vajzat Françeska 9 vjeçe dhe Isabella 7 vjeç.

Në vitin 2022, e ftuar në “Verissimo”, Wanda Nara foli për herë të parë për situatën me Mauro Icardin, duke konfirmuar publikisht ndarjen: “Nuk jemi bashkë prej muajsh. Kam gjetur disa mesazhe që nuk më kanë pëlqyer. Që andej gjithçka ndryshoi”, – zbuloi showgirl duke konfirmuar tradhtinë e futbollistit me aktoren dhe modelen China Suarez.

Në vitin 2023, gjërat dukej se ishin rregulluar sërish, me një jetë të re si çift në Turqi. Një dush i ftohtë erdhi për Wanda Narën dhe familjen e saj pasi kontrollet rutinë zbuluan se showgirl kishte leuçemi. Ajo qëndroi larg rrjeteve sociale, por më pas u hodh me kokë në aventura të reja pune. Mauro ka qenë gjithmonë pranë saj.

“Jemi mirë. Unë e njoh Mauro prej 12 vjetësh. Është një periudhë e gjatë dhe është një marrëdhënie që është shumë e vështirë për t’u mbajtur sot, veçanërisht për shkak të punës sonë. Ajo që vlerësoj dhe i jap gjithmonë përparësi është se, pavarësisht shumë situata, ne kemi zgjedhur gjithmonë tjetrin, familjen tonë dhe projektin që kemi Për mua prioritet është zemra e Mauros dhe mirësia e tij”, – tha ajo në tetor në një intervistë të gjatë për Hola Argentina. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *