• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Temperatura mbi 40°C

Lajme, Të fundit
moti, afrikan, I nxehti "pushton" Shqipërinë, temperatura deri në 42 gradë celcius


Sipas MeteoAlb, depërtimi i mëtejshëm i masave ajrore afrikane do të bëjë që vendi ynë të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura shumë të larta në të gjithë territorin. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale, por rriten ndjeshëm në vlerat maksimale duke u luhatur nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 41°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit dhe Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor,  për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *