• |
ide | kryesore

Zjarr i madh në fshatin Humelicë të Gjirokastrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
zjarr, zjarri, Flakët janë ende aktive dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë.


Zjarr i madh ne fshatin Humelicë të Bashkisë Gjirokastër. Një zjarr i vënë qëllimisht në një parcelë të mbjellë me grurë ka marrë flake duke u shkrumbuar i gjithë prodhimi i pakorrur.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, ku u arrit të krijohej perimetri mbrojtës, që zjarri mos të avanconte në drejtimin lindor, ku gjendet parcela e mbjellë me drurë frutorë dhe arrore.

Brenda një kohe të shkurtër, zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll situatën, duke larguar rrezikun. Ndërkaq, policia është vënë në ndjekje të zjarrvënësit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *