• |
ide | kryesore

Cirku i turpshëm i Kushtetueses me mandatin e Olta Xhaçkës

Arkiva, Kryesore, Lajme


Gjykata Kushtetuese u duk sikur mori më në fund një vendim kundër rilindjes, por e gjitha është në fakt vetëm një iluzion. Gjyqtarët e saj hodhën poshtë votimin e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur Olta Xhaçkën, duke mos dërguar për shqyriim konfiktin e saj të interesit. Në prill, socialistët ngritën kartonat kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i kërkonte që të dërgonte për interpretim në këtë gjykatë mandatin e ish ministres Xhaçka, bashkëshorti i së cilës u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Me  vendimin e fundit kushtetuesja vendosi që të “detyrojë” Kuvendin që të rivotojë “pa vonesë” për dërgimin e mandatit të Xhaçkës për interpretim pranë këtij organi.

Por sado kurajoz të duket pamje të parë ky vendim, ai nuk është asgjë më tepër se ajo shprehja popullore e larjes së njërës jashqitjeje me tjetrën.

Sepse, në shkurt 2023, kur e pati në dorë të shprehej nëse Xhaçka duhej ta humbiste mandatin, apo i takonte ta mbante atë, gjyqtarët u fshehën si skuthë duke mos marrë vendim.

Lexo me tej:

Mandati i Olta Xhaçkës, zbulohet si votuan anëtarët e Gjykatës Kushtetuese 

Edhe atëhere shumica socialiste në parlament refuzoi ta dërgonte në Kushteuese shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës. Kjo gjë e ndau opozitën dikur të përçarë në dy kampe. Grupimi më i madh, ai i Sali Berishës që arriti të mbledhë 28 nënshkrime deputetësh (1/5 e Parlamentit), kërkoi dy gjëra: shpalljen anti-kushtetues të refuzimit të Parlamentit dhe mbi të gjitha shqyrtimin thelbësor të çështjes, nëse Olta Xhaçka mund ta mbante edhe më tej mandatin e deputetit.

Nga ana tjetër, 14 deputetë të grupit Alibeaj-Basha, iu shmangën thelbit të çështjes, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese që ta detyronte parlamentin për të dërguar pranë saj qëndrimin e minorancës për mandatin e Xhaçkës.

Natyrisht, askush nuk kishte dyshime se kjo Gjykatë Kushtetuese, e pjellë nga një reformë pocaqi dhe e politizuar deri në skaj, do kishte këllqe të digjte një deputete të shumicës, aq më tepër që, në atë kohë, ajo qe dhe ministre e kabinetit Rama. Prandaj për ti bishtnuar thelbit të çështjes, Kushtetuesja përdori si pretekst qasjen që zgjodhën 14 deputetët e grupit Alibeaj-Basha. Ajo  bëri sikur i dha atyre të drejtë, i’a ktheu çështjen parlamentit për ta detyruar atë që ti përcjellë mendimin e pakicës, gjykatës.

Por duke bërë këtë ajo refuzoi të shqyrtojë kërkesën e grupimit Berishist që përbënte thelbin e çështjes: A mund ta mbajë mandatin e deputetit një ministre në konflikt interesi, që ka përfituar avantazhe biznesi dhe benefice publike nga vendimet e qeverisë ku bën pjesë.

Ky vendim i votuar në shumkcë nga Vitore Tusha, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji e Marjana Semimi, polli gjithë peripecitë e tanishme që çështja nuk mer rrugë edhe pas më shumë se dy vitesh dhe kushtetuesja nuk merr dot vendim për Xhaçkën, pasi më parë votoi për të tkurrur kopetencat e saj. Që athere juristë me emër denoncuan faktin se vendimi kishte si qëllim sorrollatjen dhe koha e provoi këtë. Ishte kushtetuesja që i ngriti topin ramistëve për të votuar kundër vendimeve të saj. Dhe tani, me vendimin e fundit, ajo do të arrnojë precedentin që ka vendosur vetë, duke hedhur poshtë votimin e deputetëve socialistë ‘Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese’ të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë’.

Kryetarja e kësaj gjykate, Olta Zaçaj, duke lexuar këtë vendim tha se “në kuadër të kësaj vendimmarrjeje, Gjykata thekson se Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi”.

Por sado e rëndë të duket kjo, pra që merret një vendim kundër një parlamenti që sfidon Gjykatën Kushtetuese të vendit, thelbi është tjetër kund. Sepse janë gjyqtarët kushtetues ata që u bënë dy vite e ca më parë mburojë të ish ministres dhe tani s’po bëjnë gjë tjetër veçse po mundohen të mbulojnë skandalin që pollën vetë. Fakti i pamohueshëm është se prej tre vjetësh, me anë të procedurave u shmang një vendim pro ose kundër Olta Xhaçkës.

©Lapsi.al


23 Comments

  1. noteria buze lanes , dhe gjyqater kushtetues . te tredhr dhe aspak profesionale.

    i bejne fyt rames dhe agacit

  2. Dolen “juristet” e lapsit.
    Te vlersojn kushtetuesen.
    Ju as analiz nuk dini te beni.
    Jo me te mereni me ligje.

    Ore po keni kaq vite portal.
    PO SI NUK VINI NJE EMER SE KUSH I SHKRUAN KETO PACAVURET TUAJA.
    Ca mut gazete jeni.
    Nuk dim se ke po lexojm.
    Thon mire disa qe keni punsuar konviktor per shkrimet.
    Se me then te drejten. Niveli eshte shume i ulet.

    1. Fakti qe e lexon tregon te kunderten.

      Por tregon edhe qe qenke i trashe nga trute. Kush te paska thene ty qe kane punesuar konviktore, grate e lagjes?

  3. DDuke filluar nga Presidenti lolo tek GjK me baxhella politike kjo mazhorance mafioze shkon drejt zhdukjes se races shqipetare.

    1. Oggi e 11 luglio. Al inizio del secolo, 2001 al setembre , incrdibilmente gli USA vengono atacatti nel cuore economico e del potere . Il mondo non poteveva essere come prima, lotta ai stati canalia, e terrorism islamico? Inizio di un nuova era , della doctrina Bush?
      Il mondo libero ha il dovere di fare chiaresa, e la giustizia sui fatti.
      I responsabili devono responders sui morti, danni e violence.

  4. Majmune gjykates qe kercejne dege me dege ne nje cirk politik me nje autokrat per drejtues shfaqjeje si dhe me plot kafshe te tjera njerezore, ngjyrat e te cileve jane vete ylberi. Lum ne!

  5. Unë nuk pashë mesazh politik. Mesazhi i vetëm që donte të jepte Berisha që vendos përpara një stekë dhe do bëjë një kauzë dhe kësaj here ishte qeveria teknike. Mbaruan tani Lul Brava. Tani na duhet një kauzë e re. Unë nuk jam për qeveri teknike.turpi me i madh eshte te lejosh salihun vrases te remzi hoxha,azem hajdari e sokol olldashi ne ballkon dhe te merreni me olten

  6. Berisha për protestën e djeshme: U drodh nga themelet narko-kracia e Edi Ramës,shpellkare salihu ju fton ne nje feste orgjie ku te gjithe pjesmarsit ne protesten e fuqishme te historise me 10 000 shpellkare skiftere cecene,kush reziston deri ne fund nga orgjia ka nje vend per deputet ne zgjedhjet qe po vijne,bythqira te salihut mobilizohuni ne Orgjine pd iste.

  7. Me vjen shume keq per keta komentues po thuajse injorant,per kete aresye sepse nuk bejne vrejtje dhe kritika me kulture dhe edukate por shajne dhe fyejne personalisht dhe familjarisht personat qe na drejtojne kjo eshte arogance.Pamvaresisht cilen parti mbeshtet dhe militant bej vrejtjet dhe jep mendimet e tua per te permiresuar situaten dhe bashkimi i ideve dhe mendimeve pozitive ndryshon situaten.Kjo i zgjidh problemet si ne nje familje dhe mos haroni se jemi vellezer te nje kombi.Rrofte Shqipera

  8. zyrtari më i lartë i opozitës që nuk është ende në burg, ose hetim, ka rëndësi për të kuptuar thelbin e motivit që ka parti ae tij për të ardhur në pushtet.

    Të gjithë mendojnë se kanë një program. Ata në fakt kanë një çmim. Dhe nuk është çmim i keq. Prandaj kijeni parasysh se Flamuri mund t’u rezistoj këtyre lekëve të xhepit, pagesave në restorante etj, por po i dolën para 450 milionë euro, i thotë burgut hapu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *