• |
ide | kryesore

PAMJET/ Tension në protestën e opozitës, hidhen molotovë ndaj kryeministrisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
opozitës


Ka pasur momente tensioni në protestën e opozitës që po mbahet çërpara kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Në momentin që ka marrë fjalën nëpërmjet një lidhjeje online, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në drejtim të godinës së Kryeministrisë janë hedhur molotovë të shumtë.

Kanë ndërhyrë forcat e policisë që kanë bërë të mundur shuarjen e tyre. Me megafon, policia ka kërkuar që të mos hidhën më lëndë të tilla.

Protestuesit u mblodhën fillimisht tek selia blu dhe më pas marshuan drejt Bulevardit. Nga ana tjetër forca të shumta policie janë në terren, ku disa prej tyre kanë rrethuar edhe godinën e kryeministrisë. Në tubim foli më herët edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. ©LAPSI.al


7 Comments

  1. Perdorimi i molotoveve duhet te marre fund.Idete qe cojne ne mbrojtjen dhe zgjerimin e interesave te gjithmone e me shume njerezve do sjellin opoziten ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *