• |
ide | kryesore

Petro Gjikuria përballë Vangjel Tavos në Himarë, Kathimerini jep detaje

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kathimerini


Mediat në Greqi kanë përcjellë lajmin e kandidaturës për kryetar bashkie në Himarë nga radhët e opozitës, biznesmenin shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria.

Gazeta më e madhe greke, Kathimerini shkruan se organizata Omonia që përfaqëson minoritetin etnik grek në Shqipërinë e Jugut dhe partitë e opozitës shqiptare zgjodhën si kandidat të përbashkët në zgjedhjet e përsëritura bashkiake të 4 gushtit në Himarë, Petro Gjikuria, një shqiptar etnik grek që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara.

Kandidimi i tij pritet të shpallet zyrtarisht në Himarë në orët në vijim, por Gjikuria e ka bërë të ditur këtë të enjten përmes një postimi në Facebook.

“Kur qytetarët e Himarës vendosën të ndryshonin kryetarin e bashkisë, nuk u lejuan. Ish kryetari humbës i zgjedhjeve vazhdoi të qëndrojë në drejtimin e Bashkisë dhe Kryebashkiaku fitues, Fredi Beleri, e pa veten pas hekurave të burgut me akuza të fabrikuara. Gjatë gjithë kësaj kohe Himara mbeti pa kryetar bashkie”, shkruan Gjikuria, citon Kathimerini.

“Duke parë të gjitha këto dhe pasi mësova për shpalljen e zgjedhjeve vendore në datën 4 gusht, mora vendimin të bëj një hap përpara për vendin, të shpall kandidaturën time për Kryetar të Bashkisë Himarë dhe të kërkoj nga partitë politike, nga shoqatat e ndryshme dhe nga çdo bashkëqytetar të mbështesë këtë kandidaturë dhe të ecim së bashku përpara për të nesërmen e Himarës”.

Gjikuria do të kandidojë kundër Vangjel Tavos nga Partia Socialiste. Zgjedhjet e Himarës u vendosën pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë hoqi mandatin e Fredi Belerit, një tjetër grek etnik, i cili u dënua për blerje votash dhe më pas u dënua me dy vjet burg, mbyll shkrimin gazeta greke.

Lexo më tej: Rama lëshon kamikazin Tavo/ A do bojkotojë opozita? 


8 Comments

  1. Shqiperia duhet te terheqe pasaporten e te gjithe atyre qe predikojne ndarjen e territorit fyejne shqipetaret dhe identitetin e tyre.

    1. Himara Autonome
      Hmarjotet Autoktone kane te drejte te vene kandidature dhe te drejtojne popullin e tire
      Shqipetaret dhe qeverit e shqiperis jane mesuar me belere agallare te vendosur nga perandoria Otomane dhe sistemi komunist i Hxhes me sekretare partie de deleguar ne Himare
      Perandoris se shqiptarizmit dhe sherbetoreve te petandoris otomane dhe komunizmit
      Po i vjen fundi
      Bijte dhe bijat e Himares do weverisin bashkin e himares
      Me mendimet dhe veprimet tusja paradoksale
      Skini per te shkuar kur ne Evrope por do ngeleni te rrethuar dhe te izoluar si kafshet ne kopshtin Zollogjik
      ZGjikuria ureme dhe suksese
      Fitorja juaj esht dhe jona
      Esht e gjith krahines

      1. Hajde provoje ti kete autonomine e Himares pa po s’te shkuam ne hell si kec me topet e tua ne goje. Tytt, rrace qeni, qe donit t’ju shfaroste Enver Hoxha pa ta shikonit ju, do benit pordhe sot apo jo.

      2. Autonomine e pidhit te mamase tende do shpallesh. Po deshe merr karin tim si shtize ku te varesh flamurin e autonomise tende.

  2. Ky ka qene guzhinier ne Amerike. E mori Niko Gaxhojani si anetar bordi te Federates Panepirote te Amerikes, ku sic dihet, bordi perbehet nga nje numer dyqanxhinsh picash nga Bostoni, infermiere dentare nga Mizuri, akulloreshites nga Nju Jorku dhe fotografe websajtesh nga Miçigani.
    Te gjithe keta, ashtu si Gjikuria qe e ka origjinen nga lagjja mirditore e Dhërmiut – GjinLeka – me mbiemra shqiptare te greqizuar nga Veizi ne Veizis, nga Kotroçi në Kotrotsis, nga Kutulaj ne Koutoulas, nga Loli ne Lolis. Ky Gjikuria tani, vetem se ka pasaporte amerikane, pavaresisht se eshte injorant dhe di te gatuaje vetem musaka, pretendon se do shpalle autonomine e Himares qe eshte zemra e Laberise shqiptare. Pasi te shpalle autonomine, do beje nje qeveri ku do beje ministra çobene analfabete si Beleri, parukieret e bordit te asaj shoqates komike qe e quan vete “Federate Panepirote”, e cila eshte ne realitet nje grupim injorantesh te kompleksuar ortodokse shqiptare, qe kane deshtuar me emigracionin ne Amerike dhe duan te duken si greke te flakte duke punuar kunder atdheut te tyre.

  3. Autonomi per Himaren? Ue ue ue. Duan autonomi 6 milione katalane. Duan autonomi edhe 600 banoret e kalase se Himares.
    Do e merrni autonomine kur te marri autonomi Çameria (qe ju ia keni nderruar emrin ne Thesprotia), kur te marri autonomi Moreja (qe ju ia keni nderruar emrin ne Peloponisos). Kur te marrin autonomi edhe Atika, Teba, Eubeja, Salamina, Androsi, Hidra dhe Speca.
    Kur te marrin keto autonomine, hajde flasim e merrni ju autonomine apo merrni kete timin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *