• |
ide | kryesore

Rusia vendos të venë e Navalny-t në listën e terroristëve dhe ekstremistëve

Arkiva, Planet, Të fundit


Pas lëshimit të një urdhër-arresti, Rusia e ka shtuar të venë e liderit të opozitës Alexei Navalny në listën e saj të “terroristëve dhe ekstremistëve”. Bashkëshorti i Yulia Navalnaya ndërroi jetë në një burg në Siberi.

Emri i Navalnaya-s është vendosur në listën e Rosfinmonitoring, agjencia e inteligjencës financiare të Rusisë, raportoi sot AFP.

Të martën u bë e ditur se një urdhër arresti ishte lëshuar për Navalnaya, e cila jeton jashtë Rusisë, me akuzën e “pjesëmarrjes në një grup ekstremist”.

Një gjykatë në Moskë urdhëroi zgjatjen e paraburgimit të saj të përkohshëm në mungesë.

“Çfarë shpejtësie! (…) Nëse ata arritën në këtë pikë, do të thotë se Yulia Navalnya po bën gjithçka siç duhet”, shkroi në një postim në Platformën X, ish-përfaqësuesi i Navalny-t, Kira Jarmis, gjithashtu në mërgim.

Yulia Navalnaya është zotuar të marrë përsipër kauzat e lëna përgjysmë nga bashkëshorti i saj, i cili i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg të Rrethit Arktik në shkurt.

Ai u kërkoi mbështetësve të tij që të mos e humbisnin shpresën dhe që të denonconin rregullisht udhëheqjen ruse dhe fatin e disidentëve në Rusi.

Organizatat e Navalny u etiketuan “ekstremiste” dhe u ndaluan në vitin 2021 nga drejtësia ruse. Shumë nga bashkëpunëtorët e tij u dënuan më pas me burg.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *