• |
ide | kryesore

GJKKO lë në burg vëllain e ish-deputetit socialist, Xhelal Rrajën

Lajme, Të fundit


GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Xhelal Rrajën, i cili u arrestua më 10 korrik në kuadër të operacionit Revanshi. Gjatë seancës nëpërmjet avokatit të tij Elton Hyseni, ai kërkoi zbutje të masës së sigurisë me pretekstin se është i sëmurë.

Xhelal Rraja, i cili është vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet e mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në rrugën e Elbasanit, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha. Sipas dosjes Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën e Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.


2 Comments

  1. Me keto kriminele ka mbledhur vota Edi Rama,te gjiths bandat nen urdherin e tij.
    Rrahjat jane shembulli tipik se si nje rregjim mbahet ne kembe nga krimi i rruges,edi rama duhet te shkoje ne burg vetem nga bashkpunimi me ta dhe jo vetem,por me te gjitha bandat nga Saranda deri ne Shkoder !
    Ka qindra e mijera komunikime te edi Rames me ta,pse opozita nuk investohet pafund per ti nxjerre ne publik keto pergjime siç Zaev erdhi ne pushtet kunder Gruevskit ne Maqedonine e Veriut !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *