• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Temperatura deri në 42 °C

Lajme, Të fundit
motit, Fundjavë me diell dhe shi/ Mot i paqëndrueshëm, nga e hëna përmirësohet moti


Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit. Temperatura ekstreme priten në qarqet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër deri në 42 gradë celsius.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por maksimumet do të ulen lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C vlera minimale në Ersekë deri në 42°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Në territorin e Kosovës do të mbeten prezente masat ajrore Afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes veri – veriperëndim. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 18°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 37°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperendimor.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *