• |
ide | kryesore

Rritet numri i ligjvënësve demokratë që kërkojnë largimin e Biden

Arkiva, Planet
Biden


Një numër në rritje demokratësh në Kongres po i bëjnë thirrje presidentit demokrat Joe Biden që të largohet nga gara për presidenciale pasi presidenti aktual 81-vjeçar bëri një paraqitje të dobët në debatit me rivalin republikan Donald Trump.

Ndërsa shumë ligjvënës kanë shprehur shqetësimin për pasojat e vazhdimit të garës së Biden për President dhe të tjerë kanë mbështetur me vendosmëri planet e presidentit aktual, 13 ligjvënës demokratë kanë kërkuar në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë që Biden të largohet nga gara për president.

SENATORI PETER WELCH

“Për të mirën e vendit, unë po i bëj thirrje Presidentit Biden të tërhiqet nga gara”, shkroi senatori nga Vermonti në një artikull në gazetën Washington Post. Peter Welch ishte senatori i parë demokrat që i bëri thirrje zotit Biden të tërhiqej nga gara për president.

LIGJVËNËSI BRAD SCHNEIDER

“Ka ardhur koha që Presidenti Biden t’ia kalojë heroikisht pishtarin një gjenerate të re udhëheqësish për të na udhëhequr drejt së ardhmes që ai na ka mundësuar dhe fuqizuar për ta ndjekur”, tha përmes një deklarate ligjvënësi nga Ilinoi, Brad Schneider.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *