• |
ide | kryesore

Sherri me thika në Kukës/ Humb jetën 24-vjeçari, arrestohen 5 bashkëpunëtorët e autorit

Lajme, Të fundit
sekuestrohen, policia


Një viktimë dhe 2 të plagosur është bilanci i përplasjes së ndodhur dje në një lokal në fshatin Breg-Lumë në Kukës. Mësohet se është shpallur në kërkim autori, ndërsa janë arrestuar 5 persona, shokët të tij.

Njoftimi i policisë:

Përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas. Ndërkaq, Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit:

-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-J. K., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjëgjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.

2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit S. S..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *