• |
ide | kryesore

Italia del nga Euro 2024 për herë të dytë: asnjë lojtar i Serie A në finale

Sport
Euro


Nuk ndodhte që nga viti 2008, ekzaktësisht prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh. Që nga Kampionatin Europian Austri-Zvicër nuk kishte ndodhur që kampionatit i Serie A të mos ketë asnjë përfaqësues në aktin final të eventit më të rëndësishëm kontinental për kombet. Në fakt, me eliminimin e Francës dhe Holandës në gjysmëfinale, u zhdukën përfaqësuesit e kampionatit italian nga turneu. Pas eliminimit të turpshëm të kombëtares së drejtuar nga Spalletti në fazën e 16 më të mirave të Euro 2024, një tjetër lajm i keq për futbollin italian vjen në vigjiljen e finales.

As Spanja dhe as Anglia nuk kanë grumbulluar përfaqësues të tyre që militojnë në Serie A, për Euro 2024. Ndryshe nga dy gjysmëfinalistët e tjerë, me francezët që kishin lojtarët e Inter Pavard dhe Thuram, tashmë ish-lojtarin e Juventus Rabiot, ish-lojtar e Milan Giroud dhe dy kuqezinjtë Maignan dhe Theo Hernandez. Edhe holandezët kishin në organikë zikaltrit Dumfries dhe De Vrij, lojtarin e Milan Reijnders dhe bolonjezin Zirkzee.

Lexo më tejUEFA vendos arbitrin e finales: François Letexier do të gjykojë Spanjë-Angli

Për Italinë ishte një dramë e vërtetë, duke qenë se nuk patën as kënaqësinë që të kishin të paktën arbitrin për t’i përfaqësuar. Në fakt, Orsato, i cili dukej i destinuar të drejtonte finalen, u rikthye në Itali, me finalen që iu besua francezit Letexier. Megjithatë si një ngushëllim të vogël ishte Irrati në rolin e asistentit të Var.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *