• |
ide | kryesore

Optimizmi i Shearer dhe kërkesa e Eriksson për Southgate: “Bëj atë që ne nuk mundëm ta bëjmë”

Sport
Eriksson


Ish-trajneri i Anglisë, Sven Goran Eriksson, i ka shkruar trajnerit aktual Gareth Southgate, përmes Telegraph: “Puna e trajnerit të Anglisë sjell me vete shumë presion. E di sa pritshmëri ka mbi ty për t’i dhënë fund të gjithë këtyre viteve dhimbjeje. Unë e kam ndjerë. Sir Bobby Robson e ndjente. Çdokush nga 13 teknikët anglezë nga Sir Alf e më pas duhet ta ketë ndjerë. Askush nga ne nuk e arriti, por askush nuk iu afrua më shumë se Gareth Southgate. Gareth ka mësuar nga gabimet e kryera, në veçanti në menaxhimin e ‘bllokimit mental’ te penalltitë dhe ka shkuar më larg se cilido prej nesh arriti të bënte. Forca, Gareth. Bej atë që ne nuk mundëm ta bënim kurrë” e mbylli mesazhin e tij Eriksson.

Lexo më tej: Eriksson: “Sëmundja ka arritur mëlçinë dhe mushkëritë. Dua të jetoj, por jo në një mjerim mendor”

SHEARER: “ANGLIA KA LOJTARË QË MUND T’I BËJNË KEQ SPANJËS”

“Ne do të përballemi me skuadrën më të mirë në turne, që ka fituar të gjashtë ndeshjet pa përdorur penallti dhe është dëshmuar se është i jashtëzakonshëm në gjithçka që ka bërë. Por ka ende arsye për të menduar se kjo skuadër angleze mund të fitojë dhe të bëjë histori. Si fillim, ju e dini që Gareth dhe lojtarët e tij do të besojnë se mund tia dalin. Kanë thënë gjithnjë qartë se kanë ardhur në këtë turne për ta fituar dhe ky besim nuk është zbehur kurrë. Anglia ka lojtarë që mund t’i bëjnë keq Spanjës”. Këto janë fjalët e ish-sulmuesit historik të Kombëtares së Tre Luanëve të publikuara nga BBC.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *