• |
ide | kryesore

Bllokohet shitblerja e pronave/ Të gjithë presin fushatën e rivlerësimit me 3%

Arkiva, Lajme, Të fundit


Prej rreth dy muajsh tregu i shit-blerjes së pasurive të patundshme është bllokuar. Shkak është është propozimi i mazhorancës, për të hapur një fushatë të radhës rivlersimi me një normë 3%.

“Njerëzit nuk po blejnë më. I kanë ndalur blerjet ka më shumë se një muaj e gjysëm. Nuk po them hezitim. Tregu ka stopuar”, thotë Dritan Ballgjini, agjent imobiliar.

“Ky është efekti i vetëm, propozimi për rivlersim. Është një diferecnë e madhe nga tatimi aktual 15% që paguajën qytetarët, me normën 3 % që është propozuar. Individët krusejnë ndaj dhe tregu është bllokaur”, thotë Ilda Zaloshnja, agjente imobiliare.

Agjentet e tregut i bëjnë apel mazhorancës që të marrë një vendim, në mënyrë që tregu t’i rikthehet normalitetit.

“Duhet të na ndajë mëndjen. A do miratohet një propozim i tillë apo jo, nëse po kur do të ndodhë. Nuk mund të rrinë njerëzit në pritje të një vëndim që ska asnjë afat”, thote Zaloshnja

“Rivlersimi është ajo që tregu kërkon në mënyrë të vazhdushme, pasi norma tatimore 15% është shumë frenuese”, tha Ballgjini.

Por a është vetëm fushata e rivlersimit ajo që ka bllokuar tregun e pronave në vend?

“Unë mendoj se ky është i vetmi shkak. Kërkesa mbetet e lartë. Por mund të themi se kjo kërkesë ka një orientim drejt jugut apo zonave turstike. Por në çdo rast një pronë me karakteristika të mira shitet menjëherë”, sqaroi Zaloshnja.

“Nuk ka rënie të kërkesës, por mund t ëthemi se ka një stabilzim të cmimeve. Nuk ka më rritje, përkundrazi ka tendecas rënëse në varësi të zonave.”

Të gjitha gjasat janë që nisma e deputetes Blerina Gjylameti për një tatim 3% mund të shtyhet në sezion e ardhshëm parlamentar. Fushatat e rivlersimit po edukojnë qytetarët me idenë se një herë në dy vite do të ketë një amnisti për tatimi e pronave.

Por kjo ëhstë një zgjidhje e prkohshmë, ndërkohë që qeveri refuzon të japë një zgjidhje të përhershme këtij tregu, që është ofrmi I një normë tatimore më ulët për pronat./vizionplus.tv


2 Comments

  1. Norma rivlersimit 3% eshte shum e lart ku ti gjejme aq lek pa le 15 % eshte shum i lart ne paguajme vit per vit taks prone naduan dhe kur shesim shtepin 15% perqind mos na i bleu shteti shtepin kur e blejme paguajme taksa kur e shesim paguajme taksa nuk e kuptoj ku shkojne gjith keto taksa po na merni frymen

  2. Shkrimi ka 100 gabime. prkohshmë, ofrmi, t ëthemi, tendecas, diferecnë, krusejnë, bllokaur A i rilexon njeri keto per gabime?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *