• |
ide | kryesore

Gjermani/ Shqiptari vdes në spital, u gjet i dhunuar në rrugë

Arkiva, Lajme, Të fundit
5 shqiptarë, Gjermani, Gjermania, Europë,


Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në spital në Gjermani pasi u gjet i plagosur në rrugë mbrëmjen e 13 korrikut.

Mediat gjermane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Eisenbahnstrasse në Leipzig, Gjermani. Disa persona pasi kanë parë trupin e viktimës të shtrirë në rrugë, lajmëruan policinë.

Sipas oficerëve thuhet se ka pasur një përleshje fizike. Ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Policia thotë se po vijon punën për kapjen e autorëve, ndërsa zona e Eisenbahnstrasse u mbyll përkohësisht gjatë natës, raporton Bild.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *