• |
ide | kryesore

Video e atentatorit të Trump mbi çati, e filmuar nga pjesëmarrësit në tubim

Arkiva, Lajme, Të fundit


Sulmuesi 20-vjeçar ishte vetëm 120 metra larg skenës ku ishte ngjitur Trump – Fansat e ish-presidentit arritën ta kapnin në video duke thirrur për truprojat e Trump, por nuk pati asnjë reagim deri kur Thomas Matthew Crooks qëlloi me armën e tij.

Videoja e TMZ që qarkullon në mediat sociale tregon 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks, njeriun që autoritetet e identifikuan si sulmuesin që tentoi të vriste Donald Trump, duke u zvarritur në çatinë e një ndërtese jashtë tubimit të fushatës.

Sulmuesi 20-vjeçar ishte vetëm 120 metra larg skenës ku Trump ishte ngjitur për të mbajtur fjalimin e tij. Fansat e ish-presidentit e kanë pikasur, po e filmojnë dhe po lajmërojnë oficerët që ndodheshin aty. Pyetja e arsyeshme që lind: Pse e lanë Trumpin të qëndronte në skenë?

Menjëherë pasi hapi zjarr ndaj Trump dhe turmës, Thomas Matthew Crooks u rrëzua i vdekur nga një plumb në kokë.


2 Comments

  1. Vrasësi i vërtetë është Maxwell Yearick, anëtar i antifas, një anti Trump i tërbuar, i arrestuar njëherë në 2016 për pjesëmarrje të dhunshme në protestat anti Trump.

    (… ky informacion vlen për ata që nuk i besojnë lajmeve nga burime të lidhura me shtetin.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *