• |
ide | kryesore

Beleri në Athinë: Mitsotakis dëshmoi se është udhëheqësi i gjithë helenizmit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Beleri


Në Athinë mbërriti pak pas orës 12:30 Fredi Beleri, i cili u lirua sot nga burgjet shqiptare me një leje 5-ditore, për të shkuar në Strasburg për të bërë betimin si deputet i Parlamentit Europian.

Eurodeputeti i Demokracisë së Re u prit në aeroport nga ish-ministri i Shtetit, Stavros Papastavrou dhe deputeti i ND-së, Angelos Syrigos. Fredi Beleri shoqërohej nga bashkëshortja e tij.

Lexo më tej: Beleri pritet me brohorima dhe duartrokitje në Athinë: Edhe në Shqipëri thonë se jam i pafajshëm 

Në deklaratat e tij për gazetarët ai u shpreh “i lumtur dhe i emocionuar për të përqafuar sërish popullin tim”, por edhe “krenar që shkova të marr detyrën si eurodeputet, të luftoj për të mbrojtur të drejtën e atdheut tonë dhe të grekëve kudo që jetojnë”.

Fredi Beleri falënderoi “kryeministrin grek për besimin, për zgjedhjen e tij. Ai dëshmoi se është udhëheqësi i gjithë helenizmit dhe mbron grekët kudo që janë”.

Lexo më tej: Beleri në qeli/ Rama përballë Brukselit për betimin e eurodeputetit 

Gjithashtu, ai tha “dua të falënderoj bashkëpunëtorët e tij të ngushtë që më kanë qenë pranë që në momentin e parë. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur. Mediat që kanë qenë me mua që në fillim në këtë skemë të padrejtë. Aventurës sime po i vjen fundi. Lufta për demokraci, shtet ligjor dhe të drejta civile vazhdon”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me këtë, ai nënvizoi se “unë jam i pafajshëm, këtë po thonë edhe shqiptarët” dhe se “mbështetja e familjes, miqve dhe mund të them shumicës së grekëve i jep forcë dhe kurajo”.

Po ashtu ai u dërgoi një mesazh himariotëve “që nuk janë vetëm, kanë nënë Greqinë për t’i mbrojtur, kërkesat e tyre janë të drejta, herët a vonë do të shfajësohen”.

Së fundi, ai theksoi se “BE nuk duhet të lejojë që vullneti i njerëzve të mos respektohet kudo që janë në Evropë në përgjithësi”.

Në këtë kohë, eurodeputeti i ND takohet me Kyriakos Mitsotakis në Megaros Maximos.


6 Comments

  1. ne te njejten kohe sapo pranove qe ti, Saliu dhe Like floriri jeni ne Himar me axhenden e Micos. Per ta ber Himaren greke. Bravo Salike patriotit. Patriot i madh Salikja. Merrni dhe Saliun me Like floririn dhe bejini eurodeputet te Micos qe ti shpetoni nga burgu.

  2. E kutpon pse smund te behesh krytar bashkie ne Shqiperi ti? Sepse nuk do punoje kurr per Shqiperin po vetem per Greqin, ne dem te Shqiperis. Ti e kupton shum mir se axhenden tende e ke shum te qart. Po si nuk e kuptoj patriotat e flakt te Salike Kulles. Ca copa idjotesh qe u perdoren si viarikarsa, per te shtyr para axhenden e Bejelerit dhe me kismet se mbase i hiqej non-grata Salike Kulles nga lobi grek. Lobi grek Salike kullen ka per ta perdor si perzevativ dhe do e hedhi ne koshin e plehrave.

  3. ishalla ka ndonje ne burg tja qije motren ketij vrasesi, por ska faj ky e ka ata qe na udhehoqen Sali-Meta, qe ne fakt jane keta te dy tradhtaret e verftet, duke u mbjuluar me hirin e bejlerit

  4. Himara Autonome
    Greqia nuk ka wene vetem mbeshtets per greket jasht kufive
    Por edhe per shqipetaret
    Qe dun gjitonin e mire
    Do tju jap nje shembull te njei personi me orgjine turke ne fshatin Borsh kur u hapen kufit makinat dhe njerezit te drejtuar drejt greqis
    ZRapo ceka u thote njerezvet qe po shkonin per ne greqi
    Mos e mbani mendjen nga Turku se pushke e barut jep
    Shkoni tek greku se ju jep buke

    Te nderuar shqipetare
    Po shkuat sigjitone misafire e gjene
    Po shkuat si me Itaaline
    Mbame ligjin e luftes se keshtu i takon trapesi
    Dasma do mish e vere e rraki
    Lufta
    Do pushke e fisheke te dia jane ne mes te sheshit
    Zgjidhni e mirni

  5. Mbahu mutistan alqis mutis tavo kaka bollano. Sa per kujtese: ortaku kryesor i beqe motwrqirit eshte nje grek. Mielli serb po ecen fort.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *