• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktorja Shannen Doherty

Paparazzi, Slider


Aktorja amerikane Shannen Doherty është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin.

“Me hidhërim në zemër konfirmoj vdekjen e aktores Shannen Doherty. Dje, më 13 korrik, ajo humbi betejën me kancerin pas shumë vitesh luftë me sëmundjen,” tha publicistja  e Doherty-t, Leslie Sloane në një deklaratë për “People”.

“Shannan  ishte e rrethuar nga të dashurit e saj si dhe qenushi, Bowie. Familja kërkon ruajtjen e privatësisë në këto momente të vështira, në mënyrë që ata ta kalojnë me qetësi këtë humbje,” vazhdoi Sloane.

Aktorj” u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në vitin 2015. Në vitin 2017, ajo zbuloi se kanceri i gjirit ishte kthyer pas periudhës së shërimit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *