• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit/ Temperaturat kapin ekstremin 42 gradë °C

Lajme, Të fundit
motit, Fundjavë me diell dhe shi/ Mot i paqëndrueshëm, nga e hëna përmirësohet moti


Këtë javë vendi ynë pritet të përjetojë “ferrin mbi tokë” me temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale. Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të theksuar të Anticiklonit Afrikan, shoqëruar me masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Këtë të hënë temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 19°C vlera minimale deri në 40 – 41°C maksimalja në rang territori. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare. Vendi ynë për periudhën që ndodhemi ka përjetuar edhe herë të tjera temperatura 40 apo 42-43°C por për një periudhë kohore jo më shumë se disa ditë (kryesisht 3-4 ose maksimumi 5 ditë).


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *