• |
ide | kryesore

Publikohet fotoja e fundit të Shanenn Doherty

Paparazzi


Shannen Doherty u pa duke shëtitur me miqtë vetëm disa javë para vdekjes së saj.

Aktorja e “90210” dhe “Charmed” u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare pasi u diagnostikua me kancer gjiri nëntë vjet më parë.

Në fotot e publikuara së fundmi, aktorja shihet duke shëtitur me dy miq pas darkimit në restorantin e njohur Kristy në qytetin e Kalifornisë.

Kjo ndodhi disa javë përpara se vdekja e saj të njoftohej nga zëdhënësja Leslie Sloane, në një deklaratë për People.

Doherty u diagnostikua me kancer të gjirit në fazën e katërt në vitin 2020 dhe së fundmi zbuloi se ai ishte përhapur në tru si dhe në kocka.

Shannen u bë e njohur për rolin e saj si Brenda Walsh në “Beverly Hills, 90210”, që u shfaq premierë në vitin 1990. Ajo u largua nga shfaqja pas sezonit të katërt, pikërisht në vitin 1994. Pas famës në “Beverly Hills”, aktorja interpretoi në serialin “Charmed” si Prue Halliwell, motra më e madhe.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *