• |
ide | kryesore

Video/ Spektakël në Bernabeu për prezantimin e Mbappé te Real Madrid: “Jam një fëmijë i lumtur”

F1, Sport, Video
Mbappé


Kylian Mbappé është lojtari i ri i Real Madrid. Sulmuesi francez, që ka firmosur një kontratë prej 15 milionë euro, me rritje deri në 2029, ekzaltoi edhe më shumë turmën në delir. I pritur me standing ovation, Mbappé u përul para publikut, puthi stemën mbi fanellë dhe foli menjëherë spanjisht.

“Është diçka e pabesueshme të jesh këtu – u shpreh Mbappé i emocionuar -. Kam ëndërruar shumë herë të vesh këtë fanellë dhe të jem lojtar i Real Madrid, tani jam një fëmijë i lumtur. Para së gjithash dua të falënderoj Florentino Perez i cili besoi te unë që nga dita e pare, duke kaluar nëpër vështirësi të ndryshme. Gjithashtu falënderoj të gjithë tifozët e Real që kanë qenë shumë të sjellshëm me mua gjatë viteve dhe më bëjnë edhe më krenar që jam këtu sot. Kam një tjetër ëndërr: të jem në lartësinë e klubit më të mirë në botë. Do të jap jetën për këtë fanellë dhe këtë skuadër. Hala Madrid!”.

Lexo më tejReal, efekti Mbappé: çmenden shitjet për fanellën me numër 9

25 vjeçari, në prani të Florentino Perez dhe Zinedine Zidane, u prezantua në stadiumin Santiago Bernabeu para dhjetëra mijëra tifozëve që brohorisnin sulmuesin e ri Blancos. Në një Bernabeu të zhurmshëm nga prezenca e 75 mijë tifozëve, Mbappé ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i Real Madrid, pasi nënshkroi një kontratë deri në vitin 2029 me merengues dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 9: “Je këtu sepse e ke dashur shumë dhe ky vullnet të ka lejuar të kapërcesh të gjitha barrierat dhe shqetësimet – e mirëpriti Florentino Perez. Mirë se vjen te Real Madrid dhe urime për realizimin e ëndrrës tënde të fëmijërisë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *