• |
ide | kryesore

Të dënuar për mashtrim dhe drøgë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë dhe Itali, pritet ekstradimi

Lajme, Të fundit


Dy shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar në Spanjë dhe Itali.

Në Spanjë, u vu në pranga një 29-vjeçar me iniciale F.Gj., në kuadër të operacionit policor, “The Zone”. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 29-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë tij, në vitin 2022, ka përshtatur një ambient në Shkodër për tharje dhe prodhim të kanabisit.

Ndërsa në Itali u arrestuar 37-vjeçari E. N. në kuadër të operacionit “Gain”. Në vitin 2022, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Vijon bashkëpunimi i policisë shqiptare me homologët, për të finalizuar ekstradimet e këtyre 2 shtetasve, në Shqipëri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *