• |
ide | kryesore

Bilanci i muajit prill, arrestohen 11 të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Lajme, Të fundit
Policia bën bilancet e muajit prill, arrestohen 11 të shpallur në kërkim ndërkombëtar



Policia e Shtetit ka bërë bilancet e muajit prill. Në njoftim bëhet me dije se janë zhvilluar 95 operacione policore dhe 661 autorë të dyshuar veprash penale, janë vënë në pranga, si rezultat i punës së vazhdueshme, të bazuar në inteligjencën policore, bashkëpunimin me qytetarët dhe në zbatimin e masave të hartuara në kuadër të planeve operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”.

Ndërkohë 11 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëve, krime kundër personit dhe krime të tjera, janë vënë në pranga si rezultat i operacioneve të zhvilluara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. 10 shtetas të tjerë të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstraduan si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit, me partnerët kosovarë, grekë, britanikë, italianë dhe gjermanë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *