• |
ide | kryesore

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet Alket Hatija në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrës, Sarandë, Vlorë, Devoll, dënuar disa herë, arrestohet, policia, Krujë



Policia në Durrës ka arrestuar 50-vjeçarin Alket Hatija, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge. Hatija është dënuar me 20 vite burg nga drejtësia italiane, teksa pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Uniformat Blu bëjnë me dije se gjatë periudhës 2003-2004, ky shtetas ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. 50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast).

Detaje nga policia: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

I dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në një hotel në Durrës, me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen dhe arrestimin e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, nga strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë këtij operacioni, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi:

Alket Hatija, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar atë, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Shtetasi Alket Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, ky shtetas ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. 50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast).



1 Comment

  1. Shtet rrumpalle. Kete botin e arrestuan per llogari te Italise e plasen 16 vjet brenda por nuk ia komunikuan Italise. Tani italianet vazhdojne ta kene ne kerkim dhe Albania ja sherben per here te dyte. Shtet jo shaka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *