• |
ide | kryesore

Theu masën e sigurisë, përndoqi dhe dhunoi një grua, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit


Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi përndoqi një 35-vjeçare dhe ushtroi dhunë ndaj saj. Ndërkohë 36-vjeçari me iniciale K.B., kishte thyer masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, të caktuar nga Gjykata.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, si dhe ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata.’, njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *