• |
ide | kryesore

Organizoi atentate ndaj dy personave në Vlorë, arrestohet 47-vjeçari në Spanjë

Lajme, Të fundit


Arrestohet në Spanjë shtetasit Leonard Luzi në kuadër të operacionit “Rekrutuesi”.

Mësohet se 47-vjeçari në bashkepunim edhe me tre persona te tjerë, tentuan të ekzekutonin një vit më parë, Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, pas konflikteve për lojërat e fatit. Fatmirësisht, ky krim u parandalua fal ndërhyrjes së policisë. Në momentin e arrestimit, Luzit iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i operacionit të koduar “Rekrutuesi”, arrestohet në Spanjë, 47-vjeçarit Leonard Luzi që akuzohet nga GjKKO-ja se rreth 1 vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e 2 shtetasve (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë).

Në bazë të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të menjëhershëm të tij, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje, u finalizua operacioni policor i koduar “Rekrutuesi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në Spanjë, shtetasi 47 vjeç, i lindur në Vlorë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 05.02.2024, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, në bashkëpunim me të tjerë, kishte organizuar vrasjen e dy shtetasve. Ky krim u parandalua nga Policia, pasi u arrestua shtetasi i cili dyshohet se i paguar prej shtetasit do të kryente vrasjet. Shtetasit në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e shtetasit në Shqipëri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *