• |
ide | kryesore

Posedonte lëndë narkotike, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit


Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti të riut rreth 320 gramë kokainë. Në kuadër të operacionit të koduar “Terminal” u sekuestruan lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Terminal”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Arben Broci”, shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën rreth 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, furnizonte disa shtetas të cilët dyshohet se e ndanin dhe e shitnin lëndën narkotike, në doza.

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *