• |
ide | kryesore

Raporti i DASH: “Investimet strategjike” i përfituan kompanitë pranë Ramës

Arkiva, Kryesore, Lajme


Miq apo të njohur të kryeministrit Edi Rama që merren me biznes kanë një emër të dytë: investitorë strategjikë. Kush i ka kushtuar pak vëmëndje emrave që kanë përfituar nga ky ligj e kupton se njohjet personale janë çelësi i suksesit për të përfituar lehtësira të konsiderueshme në biznes, për investime që shkojnë disa miliona euro.

Efektet e para të ligjit për investimet strategjike erdhën në formë anekdotash kur një aktor i Portokallisë takoi kryeministrin Rama dhe u zgjua një mëngjes si pjesë e një biznesi, të cilit qeveria i dha statusin e investitorit strategjik, shoqëruar me përfitime të shumta, si falje taksash, ndërtim të rrugëve, të rrjetit elektrik, të kanalizimeve etj.

Ligji u përmend gjerësisht në media për skandalin e dy miqve të kryeministrit Rama, çiftit Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka që e morën statusin e investitorëve strategjikë edhe pse Xhaçka ishte ministre e jashtme kur qeveria mori vendim.

Situata degradoi vitet e fundit, kur u mësua se statusin e investitorit strategjik, Rama ia kishte dhënë edhe një biznesmeni të njohur të Velipojës, Pëllumb Gjokës që hesapet i zgjidhte me porositë e vrasjeve me pagesë nëpërmjet bandave më të rrezikshme të Shkodrës dhe të Tiranës.

Por së fundmi, ligji është sulmuar fort edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në një raport për Klimën e Investimeve në vendin tonë. Raporti bën një skanim të zhvillimit ekonomik dhe pohon se problem mbetet korrupsioni, konkurenca e pandershme që pengohet nga PPP, por edhe mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore.

Por aty disa herë bie në sy përmendja e ligjit për Investimet Strategjike, që u hartua nga Partia Socialiste në vitin 2015 për të thithur investitorët e huaj dhe që në realitet, po përdoret për t’i mbajtur larg ata.

“Shumë pak investitorë të huaj kanë përfituar nga statusi “Investitor Strategjik” dhe pothuajse të gjitha projektet u janë dhënë kompanive vendase që operojnë në sektorin e turizmit. Investitorët e huaj që aplikojnë për statusin e investitorit strategjik citojnë se përgjigjet nga AIDA janë të ngadalta” thuhet në raport.

Në fakt, kjo që shkruhet në raportin e DASH është artikuluar disa herë nga opozita, që e kundërshtoi zgjatjen e afateve të ligjit dy herë në parlament. Sipas opozitës, ligji për investimet strategjike është një mënyrë e ligjshme për t’u bërë dhurata oligarkëve dhe jo për të afruar investitorët e huaj. Përfitimet e kompanive me lidhje të forta me qeverinë konfirmohen edhe në raportin e DASH.

“Pjesa e parëndësishme e investitorëve të huaj që kanë përfituar nga statusi i investitorëve strategjikë ka nxitur perceptimin tek investitorët e huaj se nga ligji kanë përfituar kryesisht kompanitë vendase me lidhje të forta me mazhorancën qeverisëse” thuhet në raport.

Hetimi i “investitorëve strategjikë” me një komision parlamentar ka qenë një kërkesë e hershme e opozitës, por socialistët e kanë penguar hetimin parlamentar. Në fillim të këtij viti afatet e ligjit u zgjatën mes debatesh të forta për të dytën herë.

Sipas raportit, korrupsioni mbetet një ndër problemet kryesore që ka larguar investimet e huaja. “Korrupsioni vazhdon të minojë shtetin e së drejtës, të rrezikojë zhvillimin ekonomik” thuhet në dokument, sipas të cilit investitorët e huaj përmendin korrupsionin në gjyqësor, qeveri dhe media si disa nga problemet më të mëdha që pengojnë mjedisin e biznesit në vendin tonë./Lapsi.al


17 Comments

  1. Normale, pse kush do ti fitonte, ato prane “nongrates” ? A ka gje me normale qe

    Kryeministri tu shperndaje favore miqeve, perkrahesve dhe kontribuesve te pushtetit te tij?

    Se perndryshe pse u lodh ta merrte pushtetin, kur aq sa ka rrogen i merrte duke ndenjur

    ne Paris e duke e mahnitur ate me talentin e tij te madh. Ta shpallesh “Investitor strategjik”

    eshte me e pakta qe mund te besh per nje mik apo nje mike. Tani nuk eshte faji i KM se

    ata qellojne rastesusht te jene ministre apo porosites vrasjesh.

  2. Të vetmit që janë të shqetësuar dhe për forcimin e lekut dhe për “rënien” e turizmit janë shqiptarët tanë “patriotë” dhe tipa si Sali Berisha.

    Këtë të fundit e kuptoj dhe e justifikoj, se rri gjithë ditën mbyllur, nuk shkon dot në plazh tek vila në Lalëz, paratë e vjedhura me qindra milionë euro i ka ruajtur në euro dhe i kanë zhvlerësuar, dhe tani po nxiton t’i bëjë kulla.

    1. 12 vite me te gjitha pushtetet ne dore,perfshi edhe drejtesine e re ( Draper) e nuk i kane ngritur dot njeze akuze te vetme Berishes por e mbajne ne arest kunder cdo ligji. E pothuajse gjysma e popullsise flytyron me presh ne b…se fajin vazhdon ta kete Berisha

    2. “forcimi i lekut” hahahhahhaahahahahahahahahhahahahahaha aman o mos forcohet me shume se se thyejme dot pastaj

    3. Ora 23:06 pse o rrot kari dhe ti i beson mashtrimit te forcimit te lekut . Po kta jane si partia e punes qe populli vdiste per buke e keta e ndrronin dollarin me 75 leke te vjetra. E kur u hapen dyert pastaj e pame ku shkoi leku ato vite. Ti si gjithe shpura juaj e aktivisteve merr ate rrogen tende te qelbur qe ta rriti ky halja i gjate dhe kenaqu me arritjet e turizmit dhe me forcimin e lekut . Kur et pellcase bmba pastaj te shofim ku do ta fusni koken .

  3. Ky Ulaj apo officer Luan Bregu ishin as as kushi sot Jane dikushi nga vjedhja dhe shoqeria qe Kane…
    Po te ishin te tjere a thua do ndryshonte ndonje gje…..Asgje

  4. Mirë o Dash por sekretari jot na e lavdëroi Ramën duke i bërë elozhe shumë.
    Nuk e keni informuar sekretarin për këtë gjë!!!
    Pastaj kujt ja thua ???
    Shqiptarëve që e dinë mirë këtë punë???

    1. opozita po përgatit alibinë e një humbje të ardhshme.

      Kur kjo të ndodhë, atëherë alibia do të jetë shumë e thjeshtë: Nuk kishte qeveri teknike, ndaj nuk u bënë zgjedhje të lira, ndaj votat u vodhën, ndaj sistemi u prish, ndaj e majta do të qeverisë me bandat, ndaj….

      Gjithçka është më e thjeshtë: Peshqit e vegjël, rioshët e ri ardhur me brekë nëpër këmbë në selinë e opozitës, do të jenë llupësit e peshkut të madh.Jo fajin nuk e ka salihu qe vrau preu dogji pa varre la popullin,por salihu duhet djegur dhe hirin ta dergojne ne serbi si dhender serb qe eshte.populli e di mire kete o shpellkare i ores 04:23 qe per bythen e salihut as gjum nuk fle,i mjere linde e i mjere do ngordhesh

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Gëzou o idiot, edhe pse sot pas 34 vitesh jemi më keq se në 1990!

  5. Normali qe do ja japi njerezeve te tarifit te tij, çfare ka ketu per lajm? Ka qene nje burre ne kohen e komunizmit qe i premtonte katunareve se kur te fitoje komunizmi do hane me lug florini, e kur katunaret i kerkuan lugen e florinit ai tha: Luga e florinit eshte per no e ju per ju o gomere!

  6. Episodi i dytë i ’SKY ECC’ drithëron politikën: Paralajmërohet furtunë!

    Prej disa ditësh po diskutohet në sallonet e politikës së Tiranës për mbërritjen në prokurorinë Speciale të episodit të dytë të bisedave ’SKY’ nga partnerët francezë.

    Edhe pse është një proces i gjatë për t’i zbardhur dhe redaktuar, duket se diçka ka rënë në vesh të grupeve të interesuara, ndaj ka nisur një lobim për të marrë vesh sa më shumë.

    Telefoni i Taulant Ballës ka qenë më i tringëlluari këto ditë, për të kuptuar sa më shumë nga ajo që ka dalë ose është nxjerrë prej pjesës së dytë.

    Thelbi i gjithë këtij makthi është fakti që kanë dalë zërat, ku në biseda me kapo të krimit, në rrjetin e kriptuar janë politikanë shumë shumë të rëndësishëm.

    Ende nuk dihet nëse ky është një realitet i zbuluar qartë, apo janë zëra të dalë për të shantazhuar, siç ndodh rëndom tani më, kryesisht nga brenda llojit.

    Ndërkaq, zëra brenda mazhorancës, thonë se edhe shtyrja e kongresit të PS-së për një javë, ka ndodhur në mënyrë të beftë, pikërisht nga frika e daljes në skenë të transkriptimeve nga ’SKY 2’ një ditë apo dy ditë përpara, ose siç ndodh shpesh kohët e fundit, të shtunën. E kështu e kanë shtyrë për të dielën e ardhshme, për ti dhënë kohë informacionit.

    Ardhja e materialeve të përgjimit të bisedave në kanalet e kriptuara është realizuar përmes rrugëve ngushtësisht gjyqësore, ku thuajse ka pak ose aspak rol zinxhiri politik i ministrisë së Brendshme. Edhe oficerët ndërlidhës të policisë që punojnë në Europol dhe Interpol, përcjellin vetëm shkresat që i kuadrojnë në bazë të marrëveshjeve të ndërsjellta.

    Ndërkohë përmbajtja e materialeve përcillet e dorëzohet nga prokurorët e vendeve ku është zbuluar ose kapur ky ”gjah” i madh kriminal. Në këtë rast Franca, ku oficerët gjyqësore të xhandërmarisë kanë arritur të zbërthejnë rrjetet e kriptuara falë teknologjisë së lartë që kanë dhe e përdorin. Ky ‘know- how’ është jo shumë i shpeshtë në Europë.

    Kështu për shembull, policia gjyqësore italiane që është një nga më të mirat në botë, si DIA apo Guardia di Finanza, aktualisht nuk kanë mjetet e aftësitë për të zbërthyer kanalet e kriptuara të komunikimit. Në Europë, këto i bëjnë vetëm policia gjermane, ajo franceze dhe holandezët.

    Ndërkaq, duke ardhur tek ne, zbërthimi i pjesës së parë të ’SKY’ tronditi kupolën kriminale dhe lidhjet e tyre, duke arrestuar dhe vënë në kërkim, një pjesë të mirë të kurorës kriminale që ka mbështetur Edi Ramën në këto 12 vjet. Duket se ’SKY 2’ është diçka më shumë, e që pritet të jetë edhe pika që do të derdhë gotën. Por nuk është vetëm Rama e deputetët e mazhorancës që janë shqetësuar, pasi janë shumë edhe nga opozita të tronditur. Kjo u pa edhe në sjelljen e fundit ndaj Altin Dumanit në Kuvend, por edhe në sjelljen e çuditshme të Ilir Metës, që e përmend ’SKY’-in shpesh, duke shantazhuar gazetarë e politikanë.

    Pamfleti 19 KORRIK 2024, 10:17

    —————-

    PS: Sidoqoftë mos u shqetësoni, edhe nëse në përgjime del emri i Taulant Ballës, i ndonjë ministri tjetër apo i Bablokut&Veliajt, Spaku do kujdeset t’i heqë ato sepse janë ministra në detyrë, e po ashtu BABLOKU dhe Veliaj. Se si thotë një thënie popullore, mandati i popullit për të qeverisur është më i fortë se SPAKu dhe drejtësia, se në fund të fundit gjithshka bëhet në emër të popullit e për popullin. Pra, nëse populli ka zgjedhur ca hajdutë “intelektualë” halldupë për t’i qeverisur, nuk është faji i Bablokut që qeveria është e korruptuar; fajin si përherë e ka populli që do hajdutë. Ç’të bëjmë, të arrestojmë tërë popullin?! Jo. Suksese në jetë qeverisë!

  7. i përfituan kompanitë pranë Ramës???????????????????????????? Habi e madhe se ky kurve e gjate nuk le nje cent te bjeri ne toke

  8. Ti ishe dhe je fatkeqesia me e madhe(ne hajni) e ketij kombi o i gjati ine . Kurre si ty nuk e ka vjedhur ndonjehere kete komb . Kujton se jeta eshte hajni , pushtet e para . Kur te biesh nga kali nuk do te te hedhin as gelbazen surratit se ti ndot edhe ate . Degjo recitimet madheshtore te Basri Lushtakut per te kuptuar sado pak filozofine e jetes . Degjoi , se ndoshta influencojne ne perversitetin tend mendor o i gjati ine .

  9. Zbatohet ajo qe thote Xhacka: Nuk mund te lejojme ato qe vijne nga mali te ngulin cadren ne bregdet!?
    Pra, vetem patronazhistet mund te jene investitore strategjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *