• |
ide | kryesore

Seanca plenare, pritet të kalojë ligji për investimet strategjike, vijon aksioni opozitar

Lajme, Të fundit



Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë në rendin e së cilës është futur projektligji për investimet strategjike, të cilit i është zgjatuar afati deri në dhjetor 2024. Ky ligj ka hasur kundërshti të mëdha nga opozita, por pritet të votohet nga mazhoranca pa diskutime. Edhe në këtë seancë opozita do të vijojë aksioninin për të fituar të drejtat e saj kushtetuese.

Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili u dënua pasi dogji në shenjë simbolike rregulloren e Kuvendit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *