• |
ide | kryesore

Të huajt nxijnë Sarandën dhe ‘Maldivet e Europës’: Kudo është pis dhe rrëmujë

Lajme, Të fundit


Teksa retorika politike brenda vendit po kërkon “tradhtarët” që po nxijnë turizmin duket se operacioni për të gjetur këta të fundit, duket të shtrihet edhe në Cagliari të Sardenjës apo në Britani e më gjerë anekënd globit.

Së fundmi Tripadvisor, një platformë që ka një popullaritet të gjerë mes udhëtarëve, është “nxirë” me komente negative për Sarandën dhe Ksamilin.

Në çdo vend të botës “review” pra vlerësimi merret si një informacion që i shërben turistit se ku të shkojë e ku jo dhe biznesit apo destinacionit se ku të përmirësohet, në Shqipëri duket se kjo nuk shihet kështu.

Gjithçka duket se ka qenë mirë deri në fillim të qershorit, ku vlerësimet kanë qenë të mira, por rritja e fluksit të turistëve në qershor dhe korrik ka vënë në epiqendër pikat e dobëta të këtyre dy destinacioneve, ku komentet negative janë të pakursyera. Ajo që mbizotëron për këto destinacione është fjala “pis” që përshkruan situatën e mbetjeve, dhe rrëmujë që ka të bëjë me ndërtimet në proces brenda qytetit por edhe ndërtime pafund në formë private.

“Turizmi është në fillim dhe i ngjashëm me atë të 30 viteve më parë, infrastruktura është një shkatërrim total, varfëria është kudo kundrejt ndërtimeve/hoteleve të ndërtuara nga njerëzit e pasur me kontroll lokal.

Nuk ka tregje të mëdha apo më të mëdha çka i jep mundësinë mafias lokale të diktojë çmimet. Plazhet falas jashtë qytetit” thuhet në vlerësimin e ANA.D nga Italia.

“Unë jam i zhgënjyer në tërësi në Sarandë. Ishte e mbushur me njerëz, e pistë dhe shumë e shtrenjtë. Më vjen keq që rezervova këtu, por jam lumtur që ishte vetëm 4 ditë nga 12 gjithsej” shprehet LordSmithers T nga Stanfford në Britani.

“Unë kam qenë në çdo vend të Ballkanit dhe Shqipëria është më e keqja deri tani. Shkëputje që na kushtoi shtrenjtë.

Hotelet me çmime pothuajse si në Londër, ushqimi me cilësi shumë të dobët dhe pijet janë të shtrenjta. Rrugët janë të pista dhe të rrezikshme, me rreziqe gjatë udhëtimit kudo.

Rezervuam për të qëndruar një javë, por hoqëm dorë pas disa ditësh dhe u kthyem në qytetërim në Greqi” shprehet një tjetër Britanik nën emrin JohnCooze05.

Komente si këto mund të gjesh pafund online por qeveria në vend që të reflektojë dhe të përmirësojnë ato pika ku ka emergjencë, siç është menaxhimi më i mirë i mbetjeve, ujërave të ndotura dhe plazheve, duket se kanë vendosur që energjitë t’i shpenzojnë për kundëreagime në rrjete sociale.

Shqipëria po përjeton një nga vitet më të mirë turistikë ku sipas shifrave janë 4.5 milionë të huaj që kanë vizituar vendin deri në fund të qershorit.

Këta të fundit janë ambasadorët realë që mund të ndikojnë për mirë apo për keq imazhin, në një profil turistik ende të brishtë Shqipërisë. Ndaj në këto kushte kur sezoni ende ka një pjesë të mirë të tij para, “s’ka kohë për pushim”, dhe këtë slogan “institucionet” e njohin mirë./ Monitor


17 Comments

  1. Kur sundojnë bushtrra e çingije si muti i kristaqos me haremin e perdhunuar….
    Vetëm shurrë-uthull sifilis gonorre fistula dhe klamidia do ketë në rrugë pyll mal e fushë.
    Pulat votëshitës presin të vije votimi qe të marrin ndonji 50€ qyl…
    Nuk duan të shkojnë të pastrojnë e të punojnë si bën gjithë bota…

    1. Te besh pushime ne Jug do te thote te mos kesh piken e gustos dhe estetikes. I madhi Zot ka fal detin nje perle, por njerezit jan djaj

  2. Boboo kur kujtoj gjithe ata pseudo shoqni bythqira qe punojne ne bashki dhe qe shperndanin video me 100 filtra “hiden gem of europe”, te hapet barku a thu nuk i kemi pare vet kto 10 vjet si eshte degraduar. Gjynaf qe degjohet europshi me shume se shqiptari. Ky ishte investimi me i madh i edi rames ne keto mandate. Te fshi shqiptaret e pas 90 e t le vendos buthqirat bythlepires dhe komunistet.

      1. Keta koke palaret e jugut, biznesin e konsiderojne vjedhje…..O gomere biznei nuk eshte vjedhje por sherbim; me jep te jap, o kerriçer!

  3. I paskeni q*ire robt fare…me pese komente paskeni bere gjithe ate artikull edhe paska dale ne konkluzion me 5 komentente booking. Sidomos ai qe per 5 dite paska njohur edhe mafian lokale ne Sarande edhe Ksamil.

  4. Ti nuk ke sy ne balle, apo i vesh rrobebanjot ne koke. Alqis erion bythqiris tavas mutis jorgo peleshnikobytha.

  5. Çdo gje e ka nje fillim dhe nje fund . Edhe propagandes tende boshe i erdhi fundi o i gjati ine . Fundi i propagandes tende eshte edhe fundi yt i tmerrshem . Nuk do te doja te isha nen rrobat e tua . Tmerri po te pret , per ate qe i bere ketij vendi tmerri i pafund duhet te te pres . Ti duhesh bere shembull qe ne te ardhmen askush te mos guxoje ta çoje neper mend te beje as 1/1000 e asaj qe i ke bere ti ketij populli o kryeturisti i ketij vendi .

  6. I them ketij portali te shtoj togfjaleshin ” policia po e fsheh” e pamundur te mos shohesh potencialin qe ka ky togfjalesh.

  7. Rama i krijon sukseset e tija me hijen e mengjezit. Plazhet tani ne muajin Korrik me nxjerrin mallin e zboreve te Enverit.

  8. Mjaft me propagandë….populli po varfërohet dita ditës ,me zor po mbijeton dhe aq më tepër nuk ka mundësi të shijojë bukuritë e vendit të vet.Nuk u ngopët o të babëzitur? Ju shoftë fara se po e ngrysim jetën me këlyshët e komunistëve.

  9. Mut komunistet, mut demokratet, mut socialistet. Është bërë mut mbi mut si të jetë kanalizim e jo shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *