• |
ide | kryesore

Mbesa e Trump bëhet virale me fjalimin për gjyshin e saj pas atentatit

Paparazzi, Slider


Mbesa e Trump, Kai Trump, ka mbajtur një fjalim për gjyshin e saj, pas atentatit që iu bë këtij të fundit pasditen e së shtunës ose mëngjesin e të dielës në Shqipëri.

Në shfaqjen e Konventës Kombëtare Republikane, Kai Trump i tha turmës së madhe në Milwaukee, Wisconsin se ajo donte të fliste për gjyshin e saj duke treguar edhe anë të cilat njerëzit nuk i dinin.

17-vjeçarja u prezantua nga babi i saj para se të dilte në skenë. Ai tha se vajza e tij kishte kërkuar vetë të ishte pjesë e kësaj shfaqejeje për të mbajtur fjalim për gjyshin e saj.

Lidhur me atentatin ajo tha: “Shumë njerëz e kanë futur gjyshin tim në ferr dhe ai është ende në këmbë. Gjysh, ti je një frymëzim i tillë dhe unë të dua.” tha ajo para një turme të madhe.

Trump i cili ishte prezent u krenua me mbesën e tij teksa dëgjonte fjalimin e saj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *