• |
ide | kryesore

Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë për të zbutur dëmet e ndryshimeve klimatike

Lajme, Të fundit


Nëse nuk përdoren mjete financiare për mbrojtjen e efekteve negative nga ndryshimet klimatike, dëmet do të shumëfishohen. Në një raport të posaçëm për Ballkanin Perëndimor për efektin e ndryshimeve klimatike, Banka Botërore përllogariti se Shqipërisë i duhet një shumë prej 6 miliardë dollarësh në vitet në vijim për të zbutur ndikimet e klimës.

Banka vë në dukje se kostot e përshtatjes janë të larta, por nga ana tjetër, përfitimet janë edhe më të larta. Për t’iu kundërvënë rreziqeve në rritje lidhur me ndryshimet klimatike, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të marrin në konsideratë investime të mëdha në përshtatje.

Kostot e veprimeve dhe investimeve të propozuara për një paketë fillestare përshtatjeje janë 6.0 miliardë dollarë për Shqipërinë, 6.8 miliardë dollarë për Bosnjë dhe Hercegovinën, 2.8 miliardë dollarë për Kosovën, 5.7 miliardë dollarë për Malin e Zi, 6.4 miliardë dollarë për Maqedoninë e Veriut dhe 9.5 miliardë dollarë për Serbinë.

Përfitimet nga shmangia e humbjeve i referohet faktit që investimi në përshtatjen klimatike shpëton jetë, minimizon humbjet dhe dëmtimet e pronës, mbron investimet e kapitalit njerëzor dhe pakëson humbjet e produktivitetit.  P.sh., nga një investim rreth 1 miliardë euro në Bosnjë shpëtohen 14 miliardë të tjera që mund të vijnë nga dëmet.

Investimet për adaptimin ndaj klimës gjithashtu mund të çlirojnë potenciale të reja në ekonomi. Investimet në mbrojtjen e klimës do të krijojnë vende të reja pune, do të nxisin aktivitetin e biznesit, lehtësojnë zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe tërheqin investime kapitale qe rrisin më tej produktivitetin e fuqisë punëtore.

Masat e përshtatjes duhen marrë në sektorin e pyjeve dhe të turizmit, pasi përfitimet janë më të larta në këta dy sektorë.

Banka Botërore analizon se investimet në përshtatjen e klimës përforcojnë përfitimet sociale dhe mjedisore, që janë përtej atyre ekonomike ose financiare. Këto përfitime të përbashkëta përfshijnë përmirësime në eficiencën e energjisë, estetikën, bujqësinë qëndrueshmërinë dhe diversitetin ekologjik.

Strategjitë e përshtatjes urbane mund të përmirësojnë gjithashtu mirëqenien e komuniteteve dhe të krijojnë qytete më të qëndrueshme dhe më rezistente ndaj klimës.

Qytetet i gjelbëruara dhe në përshtatje ndaj klimës duhet të kenë çatitë e gjelbra, parqet publike, të cilat kanë aftësi të ndikojnë në reduktimin e gazeve serrë, rrisin efikasitetin e energjisë dhe promovojnë biodiversitetin./ Monitor


8 Comments

  1. SHQIPERIJA KA NEVOJ VETEM PER TE VERTETEN HAKUN TJERT VIN VET POR KJO LUFTOHET MOHOHET SHKAKU E DUAN KOLONI DHE SHQIPTARET SKLLEVERNE FAKT KETA NJEREZ KY TERRITOR CFAR KA E BEGATOJ I MADHI ZOT ME CDO TE MIR thotë:

    VLERA E TE MIRAVE MATERIALE PER CDO TERRITOR NE BOT ESHTE RRISK NGA ZOTI,KJO SKA DYSHIM PER POPUJT,KURSE VLERA NJERZORE ESHTE PA LLOGARI NESE E VERTETA ZHVILLOHET ME HAKUN E VETJAN MUNDESIT E ZHVILLIMIT MENDIMIT ME BAZ VLERAT PASI ANA MATERIALE I PERGJIGJET ESHTE MUNDESIJA E ZHVILLIMIT TE EKUJLIBRAVE NE PERPUTHJE ME IMUNITETIN MASEN PERMES PERSOSMERIS CILESIS,ESHTE E MUNDESHME ,ESHTE I MUNDESHEM FORMIM NJERZOR ADEKUAT ESHTE E MUNDESHME ZHVILLIMI VLERAVE ESHTE E MUNDESHME LILLJET ME ZOTIN ADHURIMIN LUTJET DREJTU ATIJE, DHE NDRYSHIMIN E CAKTIMIT TIJE NDAJ NESH NGA NDESHKIM NE MESHIR,ESHTE I MUNDESHEM VETPASTRIMI PAJTIMI DHE KTHIMI HAKUT NDER NJEREZ VLLAZERIMI,ESHTE E MUNDESHME PAQA NDALIMI LUFTES ESHTE E MUNDESHME QE TEKNOLOGJIJA TI PERGJIGJET MENDIMIT ESHTE E MUNDUR TE KEMI TEKNOLOGJI ME DOBI ME TE MADHE SE DEMIN NE ZINXHIRIN E FUNKSIONIT IMUNITAR NDERGJALLESOR,ESHTE E MUNDUR ZBUTJA KLIMATERIKE DERI NE MAS EKUJLIBRI ,ESHTE E MUNDER FRENIMI EGOS DHE PASTRIMI SHPIRTIT,ESHTE I MUNDUR PROLLIMI TE RRITET ,ESHTE E MUNDUR QE SHTIMIT POPULLSIS TI PERGJIGJEN ZGJILLJET PER NEVOJAT PASI RRISKUN SIPAS KRITEREVE E KA GARANTU ZOTI PER TE GJITH, PRA PER GJITHKA DESHIROJM DHE KEMI NEVOJ ESHTE E MUNDUR POR DUHET TE DIM SE ASGJE NUK ZHVILLOHET PA RREGULL MAS HAK DHE TEJKALIMI TYRE,NA KTHEHET KUNDER NESH KJO ESHTE E VERTETA TE GJITH PO ECIM DREJT TE MERITUARES SIPAS ANGAZHIMIT QE KA POR DICKA NDRYSHON SE ANGAZHIMI SEJCILIT I ESHTE KRIJU TA KET PER VETE NESE DREJT SHPERBLIM NESE PADREJTESI NDESHKIM KJO ESHTE PJESA E GEZUESHME DHE ME E DHIMBESHME PER TE ZGJUARIT QE PERFUNDOJN KUNDERVETES SI BUDALLENJ BENI CFAR TE DONI PER VETE OSE TE ZEZEN TUAJ E KENI ZOTI MADHERISHEM JU MUNDESOJ PER GJITHCKA QE DESHIRONI NE MENYR TE LIRE PASI GJITHCKA E KRIJOJ BERI FUNKSIONALE SIPAS VULLNETIT VET ME QELLIM KRIJIMI ALLURIMIN E TIJE ,E QARTESOJ GJITHCKA ME HAK ,DUKE NA LEN TE KUPTOJME QE GJITHCKA PER TU ARRITUR KA HAK KU NESE SI JEPET KA PERGJEGJSI ,E VERTETA NUK LEVIZ NUK PESON GJE NE JEMI ATO QE PRIVOJM VETEN NGA MIRSIT E SAJ ZOTI NUK KA NEVOJ PER NE BESOJM SBESOJM BEJM MIR APO KEQ NE CDO GJE QE BEJM PO JA BEJM VETES TON ,PRANDOJ O NJEREZ HAPNI SYT MBLILLNI MEND DHE VEPRONI DREJT PERDERI SA KENI NEVOJ PER GJITHCKA ,JEPNI HAKUN GJITHCKAJE SEPSE KESHTU JAN KRIJUAR ZGJILLJET TE FUNKSIONOJN

    1. Po ik e kar se ti nuk ke paguar gje tjeter ne jeten tende, vecse taksen e naftes. Tani po na ben si revolucionar.

  2. Nga 6 miliard do vejë 10 sepse duhen për të mbushur xhepat e rilindasve dhe pastaj taksa të reja e rritje të atyre aktuale. Pra mas sume e kanë shqiptarët së bashku me rilindasit e thjeshtë e patronazhistët !!

  3. nese nuk behet keto struktura do permbyten Zadrima , Torovica e Myzeqeja per te mos folur per zonat depresive.. Parashikohet qe niveli i detit te ngrihes se tepermi

  4. 12.11 ti meriton origjinalin. Ariqen aruxhiu hunda majmunit, te qi gruan me dildo.
    Te mero kellira ik, mos fut hundet ne cdo bythe. Lali ura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *