• |
ide | kryesore

E rëndë në Fier/ I riu godet me thikë të moshuarën, arrestohet nga policia

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sarandë, edukatorja, Gjykata


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. 32-vjeçari A.N plagosi me thikë 70-vjeçaren F.N e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi A. N., 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen F. N., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin A. N., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *