• |
ide | kryesore

Familjari çon drogë në burgun e Drenovës, arrestohet nga policia

Arkiva, Lajme, Të fundit
burgje, burg



Një person është arrestuar gjatë kontrollit familjar në burgun e Drenovës pasi kishte lëndë narkotike në xhep. Sipas raportimeve shtetasi me iniciale O.K ka shkuar në burg për të futur një çantë me ushqime për një të paraburgosur i cili është kushëriri i tij.

Gjatë kontrollit që u bëhet të gjithë personave që dorëzojnë ushqime e veshje, i janë gjetur në xhep të bluzës rreth 3 gram kanabis sativa. Gjithashtu ende nuk dihet nëse ai ka patur për qëllim ta fusë drogën brenda IEVP Drenovë, megjithatë do të jenë hetimet që do të zbardhin të gjitha rrethanat. I arrestuari po dërgohet në ambientet e komisariatit të Korçës ndërsa pas pak ditësh do të ketë edhe seancën për masën e sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *