• |
ide | kryesore

Detaje nga operacioni antidrøgë, shkatërrohet grupi me 35 anëtarë, shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka zhvilluar një konferencë ku ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar në kryeqytet kundër trafikut të drogës. Nga aksioni është shkatërruar një grup i përbërë nga 35 anëtarë. Në pranga u vunë 20 persona, ndërsa u ekzekutua masa e sigurisë për pesë persona të arrestuar më parë. Sipas policisë ky grup shpërndante drogë pranë shkollave.

Gjatë aksion u sekuestruan;

-3.5 kg kokainë

-50 doza heroinë

-100 doza kanabis

-27 telefona

-5 automjete.

“Grupi që u godit shpërndante kanabis, heroinë kokainë, në zona të ndryshëm të Tiranës afër shkollave dhe në lokale nate. Në vijim të operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve dhe në vijim të dy megaoperacioneve Tempulli 1 dhe Tempulli 2. Pas një hetimi 4 mujor u siguruan priva ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 35 shtetasve. U organizua dhe u finalizuar faza 3 e tempullit, u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutuan masat e siguresë arrest me burg të arrestuar më parë, si edhe vijon puna për kapjen e 10 shtesave të tjerë. Gjatë operacionit u arrestuan 20 shtetas, dhe për pesë të tjerë u ekzekutua masa e sigurisë. Gjithashtu janë sekuestruar 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis, 27 telefonë celularë, 5 automjete.”, ka thënë drejtori i policisë Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *