• |
ide | kryesore

Bardhi: Rama të vijë urgjentisht të japë llogari për presionin ndaj “Rai 3”

Lajme, Të fundit



Seanca e sotme plenare, në të cilën priten të zhvillohen dy interpelanca, është shoqëruar me tensione që në nisje të saj, teksa ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, i cili ka debatuar me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Bardhi ka këmbëngulur për interpelancë me kryeministrin Rama për ndërhyrjet e tij te transmetuesi italian RAI.

“Kemi kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin për një ndërhyrje skandaloze të kryeministrit te mediat italiane. Ju e keni rrezuar kërkesën, dhe e kuptoj sepse kryeministri ju ka dhënë urdhër ta mbroni sepse ai ka frikë. Arroganca juaj nuk mund t’i mbivendoset Kuvendit. Është Kuvendi që do duhet të vendos, por e kuptoj se ju keni frikë ta përmendni emrin e Kryeministrit”, iu drejtua Bardhi kryeparlamentares Nikolla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *