• |
ide | kryesore

Protesta e gazetarëve/ Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë

Lajme, Të fundit



Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e zhvilluar para Kuvendit, për lirinë e medias, në prag të Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit. Xama është shprehur se sot politika në Shqipëri ka vënë nën sulm median.

Ajo më tej shtoi se se shenjat e para që gazetaria të rikthehet në shina është të hiqen kasetat e gatshme, edhe të kthejnë përgjigje kërkesave për koment që i bëjnë gazetaret institucioneve publike.

“Dua ta solidarizohem me të gjithë kolegët e mi pasi sot të bëhesh gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë. I bëj thirrje të gjithë politikanëve në vend që të jenë më tolerantë ndaj medias dhe të respektojnë lirin që e saj. Shenjat se si respektohet liria nuk vijnë me konferenca për shtyp apo duke tentuar me botime që të marrin afër tyre organizata që janë në mbrojtje të gazetarëve.

Shenjat e para janë që të hiqen kasetat e gatshme, të kthejnë përgjigje kërkesave për koment që i bëjnë gazetaret institucioneve publike, fushtat deziformuese apo deri në sulme me arme dhe dhunime gazetarëve,” tha ajo.



7 Comments

  1. Je e mrekullueshme znj. Ola Xama, mos u dorëzo! Vazhdo denoncoji hajdutët e popullit më të varfër në Europë, jam i sigurtë që shumë njerëz duke përfshirë dhe kolegët tuaj ju janë mirënjohës. E di që është e vështirë, forca do t’ia dalim ta mundim të keqen 🙏🏻

    1. di ndonje denoncim te saj te ivestiguar mire e te provuar apo thjeshte ka shkruar ate qe degjojme pernate neper studiot televizive?!

      1. Po tall bythen apo cfare?
        Qe te besh investigime duhet te kesh informatore ose dokumenta.
        Ne kundershtim me ligjin per informimin bublik, asnje nuk i ve ne dispozicion gazetareve dokumentat.
        Ca pret nga Ola ti, edhe kaq shume ka bere!
        Mjafton fakti qe e ka kercenuar Lali Fiku per te vertetuar qe ka bere nje pune te mire.

  2. me vjen keq ta them se ia kam lexuar shumicen e shkrimeve por eshte nder gazetaret me siperfaqesore qe jan ne vend. Asgje nuk e ka te analizuar apo te investiguar, thjeshte ecen me mendimet e veta apo me ate qe thuhet ne te pergjithshmen. Gazetaria ne Shqiperi eshte shume e veshtire mbi te gjitha sepse ju nuk jeni profesionale

    1. Ola Xama ne artikujt e saj bazohet ne fakte, se pari, dhe se dyti ajo bazohet ne fakte qe te gjithe i njohim ose qe mund te njihen nga publiku. Pastaj, me analize llogjike dhe racionale arrin te çjerre jo pak masken e qeneverisjes se kesaj ripjerdhjeje.

    2. Une nuk e njof personalisht, po me aq sa e kam lexuar dhe degjuar, ajo perpiqet te beje maksimumin e saj.
      Mua nuk me duket ndonje tip i zgjuar, aq e ka kapacitetin dhe aq ben.
      Nje person i zgjuar eshte dhe sado pak racional, kurrsesi duk do i hynte nje pune te tille, sepse pagesa eshte e vogel dhe ka rrisk te larte.
      Mos prit shume nga gazetaret. Edhe neper bote eshte e njejta gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *