• |
ide | kryesore

Shkrumbohet banesa dykatëshe në Mirditë pas shpërthimit të bombulës

Lajme, Të fundit


Një banesë dy katëshe u përfshi nga flakët mesditën e sotme në Njesinë Administrative Kthellë të Mirditës. Nga burime bëhet me dije se shkak i zjarrit në banesë është bërë bombula e gazit.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse duke ndërhyrë në kohë për shuarjen e flakëve dhe përhapjen e mëtejshme në katin e dytë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *