• |
ide | kryesore

Situata me motin e keq, bllokohen nga bora tre fshatra të Mirditës

Arkiva, Lajme, Të fundit
mot i keq, debore



Situata e krijuar nga moti i keq është normalizuar pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës dhe shumica e akseve rrugore janë të kalueshme. Megjithatë, disa zona në veri të vendit vijojnë të mbeten të izoluara. Mësohet se gjatë kësaj të hëne po punohet për hapjen e rrugëve në Njësinë Orosh, për të bërë të mundur lëvizjen e banoreve në fshatrat Ndërshen, Nënshejt dhe Lajthizë. Këto tri fshatra kanë mbetur të izoluar dhe kanë patur edhe probleme me energjinë elektrike.

Ndërkohë temperaturat e ulëta nën zero kanë sjell ngrica gjatë natës. Për këtë arsye, banorëve iu është kërkuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *