• |
ide | kryesore

Shkrumbohet banesa historike në Mirditë, shkak shpërthimi i bombolës së gazit

Lajme, Të fundit


Një banesë historike dy katëshe është djegur sot në Perlat të Mirditës. Banesa në pronësi të familjes Picaku u dogj si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Nuk raportohet për përsona të lënduar.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por raportohet se brenda saj është djegur gjithçka.

Në këtë kullë lindën emra të mirënjohur në art e kulturë si: Prend Picaku ish-drejtues arsimi në Mirditë, Ndre Picaku, mësues dhe drejtues shkollash në Mirditë, Pashko Picaku mësues i njohur ndër vite, muzikanti i shquar Kolë Picaku etj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *