• |
ide | kryesore

Inter, skenari i bujshëm që po merr kuota: Moratti gati të kthehet në shoqëri

Sport
Inter


Oaktree prej disa muajsh është pronari i ri i Inter, me fondin amerikan që ka marrë klubin në duar, për shkak të ngjarjeve tashmë të njohura, që lidhen me familjen Zhang. Linja e vendosur nga pronarët e rinj, të cilët vendosën Giuseppe Marotta si president, tashmë është e qartë për të gjithë: kontrolli i kostove, “përtëritja” e ekipit dhe investimet e synuara në lojtarë të rinj me potencial të ardhshëm dhe hapësirë për rritje. Një projekt për të cilin shumë tifozë zikaltër pyesin: a do të jetë i suksesshëm dhe mbi të gjitha a mund të zgjasë në kohë?

Ndërkohë në qarqet e larta financiare milaneze kanë nisur të qarkullojnë thashetheme të bujshme, sipas të cilave Massimo Moratti mund të bëjë rikthimin e tij në shoqëri. Zëra për të cilat ka folur edhe gazetari Gian Luca Rossi në kanalin e tij në YouTube.

MORATTI KTHEHET TE INTER?

Një zë që befasoi shumë tifozë, ndoshta nostalgjik për pasionin që Massimo Moratti vuri në drejtimin e Inter. E të dëgjosh për kthimin e tij në klub, për disa prej tyre, ishte një kredhje e vërtetë në të kaluarën.

Kështu gazetari Gian Luca Rossi u fut në temë: “A ka mundësi që në të ardhmen rrugët e familjes Moratti dhe ato të Inter të takohen sërish? Dje pata një telefonatë gjysmë ore me Bedy Moratti për ta sinjalizuar mbi këto zëra, për të cilët ajo ishte në dijeni. Por nëse më parë, thashethemet që përhapeshin vinin nga burime të njohurish të supozuar, tani për këtë po flitet në qarqet e financave të larta milaneze. Do ta shihni në javët e ardhshme që emri i Moratti do të lidhet sërish me Inter, po ju a them paraprakisht. I thashë Bedy Moratti se tani zërat nuk vijnë më nga fansat nostalgjikë, por nga njerëzit që merren me miliona euro”.

Lexo më tej: Moratti replikon për frazën e drejtorit të Juventus Giuntoli mbi 5 majin: “Sa i keq, po bëj sikur nuk ndodhi asgjë”

Vetë ish-presidenti nuk e kishte mbyllur derën e një rikthimi të mundshëm në klub pak javë më parë: “Nuk e shoh të lehtë, por nuk e përjashtoj. Gruaja ime më pyet çdo mbrëmje nëse kam riblerë Inter. E unë gjithmonë duhet të gjej një justifikim të ri për tu shfaqjësuar. Riblerja e Inter nuk është gjë e vogël, por e dini? Unë kur isha i ri as nuk mendoja të isha president i Inter, pastaj ndryshova mendje”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *