• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Rënie e lehtë e temperaturave

Lajme, Të fundit


Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të vijoi nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajet verilindor dhe juglindor, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale, por rënie në maksimumet duke u luhatur nga 18°C vlera më e ulët deri në 38°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave te shpeshta; Ndërsa orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke gjeneruar rrebeshe shiu, ku më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Gjatë paradites republika e RMV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të territorit. Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdites ku pritet shtim i vranësirave në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat qendrore dhe veriperëndimore duke gjeneruar reshje të pakta shiu. Po ashtu lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm.Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 17°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian mbetet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku konkretisht me diell dhe temperatura të larta do të paraqiten Europa jugperëndimore, gadishulli Apenin si edhe Brigjet e Egjeut. Ndërsa kalimi i një sistemi frontal nga qendra e kontinentit drejt Europës lindore do të sjellë në këto rajone rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu vendet Nordike do të paraqiten me shira ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *