• |
ide | kryesore

Aksident i shumëfishtë në Tiranë, dy makina përfundojnë në trotuar

Lajme, Të fundit


Një aksident i katërfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Porcelanit në kryeqytet. Sipas burimeve nga vendngjarja në aksident janë përfshirë katër automjete, por fatmirësisht nuk ka të plagosur, vetëm disa dëmesh materiale.

Automjeti tip Volskswagen ka dalë nga ambienti i një lavazhi aty pranë dhe i ka prerë rrugën një automjeti tjetër tip Audi, ky i fundit ka devijuar rrugën dhe është aksidentuar me dy automjete të tjera. Si pasojë e përplasjes automjetet kanë përfunduar në trotuar.  Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *