• |
ide | kryesore

Denoncimi i korrupsionit/ Rilindja nis çaktivizimin e KLSH-së

Arkiva, Kryesore, Lajme


Në republikat e bananeve nuk ka vend për institucione të pavarura. Mund të ndodhë ndonjw neglizhim rrugës, por një moment gjithkujt i vjen radha të futet në rreshtin e marionetave të tjera të pushtetit, që kontrollohen pwrmes ndonjë ish-deputeti tw Partisë Socialiste, ndonjë ish-ministri tw Partisë Socialiste apo ndonjë ish-sekretar në stafin e ngushtë të Edi Ramës. Pak a shumë kjo po ndodh me Kontrollin e Lartë të Shtetit, që për shumë vite socialistët e kishin lënë të funksionojw lirisht.

Drejtuesi i këtij institucioni, Arben Shehu e ka ndjerë presionin këto ditë, kur e thirrën disa herë rresht në Komisionin e Ekonomisë, me pretekstin e raportimit vjetor në parlament.

Të martën, ai u thirr për një masë largimi nga detyra, që ishte kërkuar për drejtoreshën e buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi. Kërkesa e llogarisë për drejtuesin e KLSH-së ishte e paprecedent.

Asnjëherë më parë, titullari i këtij institucioni nuk ishte vënë para një kërkese të tillë, për t’u shpjeguar për rastin specifik të një punonjësi shtetëror.

Kur opozita doli kundër presioneve që po i bëheshin Kontrollit të Lartë të Shtetit, Eduart Shalsi e quajti normale që parlamenti si organ suprem të ushtrojë kontrolle të tilla.

“Ju thoni që atë që bëni me institucionet e tjera, mos e bëj me kuvendin. Me cilin? Me organin suprem!” u shpreh Shalsi.

Në fakt, kjo ishte hera e katërt që Arben Shehu i KLSH paraqitej para Shalsit për raportim. Disa ditë më parë, ai pati një përplasje me socialistët kur lëshoi një lajm bombë për akulloret me lëndë kancerogjene, që ishin hedhur në tregun shqiptar dhe që sipas tij, mund të kishin ndikuar në shtimin e rasteve me kancer tek Onkologjiku.

Deklaratat e Shehut provokuan irritimin e socialistëve që e korrigjuan menjëherë. Por rasti shërbeu për të vënë në dukje pikërisht atë që ky institucion ka mbetur jashtë dirigjimit të pushtetit.

Në kërkesën që iu bë sot për të dhënë llogari për Mimoza Dhëmbin, kreu i KLSH refuzoi të përgjigjej. Arben Shehu tha se marrja në pyetje e tij krjonte precedentin që parlamenti ta thërriste për më shumë se 1500 punonjës të tjerë, që ishin gjetur në shkelje.

“Situata nuk ka lidhje me detyrimin e këtij momenti. Ne kemi dhënë një numër masash dhe do të ishte precedent i pabazë ligjerisht për të thirrur të gjithë punonjësit e administratës që kanë pretendime për një ballafaqim të pabazuar ligjërisht në komisionin e ekonomisë” tha Shehu.

Kjo nuk është hera e parë që mazhoranca ka probleme me Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Më herët, inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë hedhur dritë mbi disa nga aferat më të mëdha të korrupsionit, siç është rasti i inceneratorëve. Ishte raporti me 64 faqe i përgatitur për inceneratorin e Tiranës që vuri në dukje fillimisht se Erion Veliaj kishte tejkaluar kompetencat e tij duke dhënë miratimin për ngritjen e incenetarorit të Tiranës pa marë miratimin e domosdoshëm nga këshilli Bashkiak.

Në këtë raport u konsideruar një shkelje flagranti fakti që Bashkia e Tiranës vazhdonte prej vitit 2018 të paguajë kompaninë “Integrated Energy B.V SHPK”, për një shërbim që ajo nuk e ofronte. Në raportin e KLSH thuhej: “Që prej vitit 2018 deri aktualisht, Bashkia Tiranë dhe MIE janë duke paguar tarifën 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetejeve, për një shërbim ende të pakryer duke qenë se ndërtimi i inceneratorit ende nuk ka përfunduar”.

Lexo edhe: Raporti i pagesave për “djegjen” e plehrave që ka futur në ankth Veliajn

Lexo edhe: KLSH jep alarmin, koncesionet kanë dalë jashtë kontrollit

Lexo edhe: KLSH evidentoi mbi 72.3 miliardë lekë dëm ekonomik gjatë vitit 2023

Gjithashtu grupi i auditimit vuri në dukje se nuk iu vu në dispozicion dhe nuk kishte parë asnjë dokument që të dëshmojë se tarifa 29 euro/ton të jetë nedociuar mes përfaqësuesve të bashkisë dhe atyre të koncesionarit duke hedhur dyshimin se ajo është vendosur sipas oreksit të privatit. Madje në konkluzionet e veta grupi i KLSH thekson me forcë se kjo shifër e lartë duhet të rishikohet për sa kohë që “Integratet Energy B.V SHPK” nuk ka filluar punë dhe nuk e bën djegjen e plehrave për të cilat paguhet.

Disa vite më vonë, skanimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit me inceneratorin e Tiranës doli i saktë. Sot nuk ekziston një incenerator, ndërsa dhjetëra miliona euro nuk dihet ku kanë përfunduar.

Thirrja 4 herë rresht në komisionin e ekonomisë nuk është një episod i rastësishëm. Socialistët do të ngrenë edhe një nënkomision, që do të merret vetëm me KLSH. Nisma është depozituar në kuvend.

Aty parashikohet shqyrtimi i raporteve të KLSH nga deputetët e PS, marrja në pyetje e inspektorëve të KLSH, madje edhe angazhimi me ekspertë privatë që të kontrollojnë KLSH.

Paradoksalisht do të ndodhë që mazhoranca në pushtet do të kontrollojë Kontrollin e Lartë të Shtetit, institucion që ka për detyrë të kontrollojë pushtetin e mazhorancës.

Lëvizja e qeverisë është një konfirmim për ankesat e kreut të SPAK, Altin Dumani. Duke folur për përpjekjet që po bëhen për të hetuar aferat e korrupsionit, Dumani tha se janë pakësuar denoncimet, auditet dhe materialet që shërbejnë si indicie për nisjen e hetimeve./Lapsi.al


6 Comments

  1. Qershia mbi tort e maskarallikut mavi dhe e te gjatit tone . Ky plehra e gjate nuk dine te ndaloje .
    Dikush duhet ta ndaloje marrezine e pafundme te ketij te marri . Çdokush qe e do kete vend e ka per detyre .

  2. Vetem.revolucioni.i.Armatosur e shpeton Shqiperine nga hangrena Cifuto Sorrosiane Qe ka pushtuar Shqiperine me zsektin Mavi. Kjo eshte Lirina Vdekje. Te shporrim keta dhe Ameriqente qe i mbeshtesin

  3. Respekte për Arben Shehu, që nuk është një figurë politike, por vjen nga katedrat e Universitetit. Jurist, por edhe ekonomist si profesion, ai ka qënë pedagog në Universitetin e Drejtësisë, ku jep leksione në Departamentin e të Drejtës Penale. Më pëlqen që e ka bërë me kaq përkushtim detyrën për të mos lejuar abuzimin e parave publike nga çdo administratë e shtetit, që ushqehet me fonde buxhetore. Pse duan ta heqin? Sepse ka hequr aparatçikët partiakë të PS nga ky institucion që ishte streha e miqësive dhe e punësimeve politike, duke penalizuar profesionistët e vërtetë. Sepse KLSH ka shërbyer si një paradhomë e BKH-së dhe SPAK, për të dërguar indiciet e një mënyrë të re të investigimit të harxhimit të fondeve buxhetore nga zyrtarët e lartë. Kush e ka frike dhe kush e ka denoncuar këtë patriot të zotin që e do atdheun dhe punën që ben?! Sigurisht SPAK i kapur tashmë nga PS

  4. E po dhe KLSh- ne e don rilindja, asgje tjeter nuk ka mbetuar!
    Qijani ropte se keni gjetur kete popull kurve

  5. Te gjithe jane te korruptuar O laps. Me KLSH e me cdo insitucion. Te gjithe duan kafen. Ky vend nuk mund te funksionoje derisa njerezit te kuptojne brenda tyre cila eshte rruga e duhur per nje te ardhme te mire te perbashket. Nqs une apo ti mendojme per xhepin tone momentalisht kemi shtruar rrugen drejt deshtimit me vone. E mira eshte e perbashket. Nqs skemi kuptuar kete kemi shume larg te qenurit qytetar. Klm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *