• |
ide | kryesore

Keanu Reeves flet për incidnetin gjatë xhirimeve të Good Fortune

Paparazzi


Keanu Reeves ka treguar se si u plagos gjatë xhirimeve të Good Fortune.

Të hënën, Reeves bëri një paraqitje magjepsëse në The Late Show me Stephen Colbert, ku rrëfeu me humor historinë se si theu kapakun e gjurit. Aktori 59-vjeçar, i njohur për rolet e tij të aksionit si Neo në The Matrix dhe John Wick, u pyet nga Stephen Colbert, për incidentin.

Çfarë ka ndodhur?” – pyeti Stephen. “Pata një aksident”,u përgjigj Keanu. “A po hidheshit nga ndërtesa në ndërtesë?  Çfarë po bënit?”  u shpreh Stephen. “Jo, Stephen, po hyja në dhomën e zhveshjes. Do ta tregoj shpejt,” shpjegoi Keanu.

Reeves  tregoi se ai ishte duke filmuar një skenë për komedinë e ardhshme Good Fortune dhe po qëndronte në një vaskë me ujë të ftohtë. Pasi mbaroi, ai shkoi në një dhomë që të thahej dhe për fat të keq, këmba e tij u kap në qesen mbrojtëse të tapetit dhe u rrëzua.

Duke u ngritur për të demonstruar, Keanu eci përpara tavolinës së Stefanit dhe tregoi se si ra, duke shpjeguar se si gjuri i tij u lëshua.  “Komedia është e vështirë, o njeri,” tha aktori.

Ky nuk ishte një film aksion me Azizin dhe Rogen,” vuri në dukje Stephen. “Jo, ishte komedi,” konfirmoi Keanu. “Mirë se erdhe në jetën time”, tha Stephen me shaka.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *